Mbaron epoka e Castro-ve, Diaz-Canel zgjidhet president i Kubës

Mbaron epoka e Castro-ve, Diaz-Canel zgjidhet president i Kubës

Mbaron epoka e Castro-ve në Kubë. Parlamenti në Havana mblidhet sot për të zgjedhur pasuesin e Raul Castro-s në krye të shtetit. Ky votim do t’i japë fund 60 viteve qeverisjeje të Fidel dhe Raul Castro-s. Megjithatë, kjo vështirë se do të zgjidhë problemet e ishullit.

Të 605 deputetët e Asamblesë Kombëtare do të zgjedhin 23 anëtarët e Këshillit të Shtetit, përfshirë presidentin e organit më të lartë drejtues të shtetit kuban. Raul Castro, 86 vjeç, nuk është kandidat për t’u rizgjedhur, në zbatim të vendimit të qeverisë së tij për kufizimin e detyrave drejtuese.

Megjithatë, ka qenë vetë ai që ka zgjedhur pasuesin e tij të mundshëm: Miguel Diaz Canel, 57 vjeç, aktualisht zvpresident i Këshillit Shtetëror dhe atij të Ministrave.

Ky kalim pushteti ka vlerë të dyfishtë simbolike: Diaz-Canel bëhet i pari lider kuban që nuk i përket familjes Castro dhe ka lindur pas revolucionit të vitit 1959. Por përtej kësaj, nuk është ende e qartë se cila do të jetë linja politike që do të zgjedhë Diaz-Canel, i cili pavarësisht ngjitjes së shpejtë në hierarkinë e brendshme të regjimit, mbetet ende një drejtues i profilit të ulët, me karizmë të dobët dhe pak i njohur. Trashëgimtarit të Castro-ve do t’i duhet të përballet me çështje kruciale për të ardhmen e Kubës dhe qeverisë së saj, pas reformave të nisura nga Raul Castro pas vitit 2008, kur mori drejtimin e vendit, pas tërheqjes së liderit historik, Fidel Castro.      

Gjërat duken të vështira, me një ekonomi të dobët dhe fqinjen-aleate, Venezuela, që rrezikon kolapsin. Nëse kjo e fundit ndodh, shumë i druhen një krize të ngjashme me atë pas rënies së Bashkimit Sovjetik, që edhe sot është një kujtim i hidhur për shumë prej kubanëve.

Megjithatë, një gjë është e sigurt: presidenca Diaz-Canel nuk përfaqëson shpresën reale të hapjes politike të Kubës, pavarësisht apelit të organizatave ndërkombëtare si Amnesty International, e cila e sheh ndryshimin e drejtuesit të Havanës si një mundësi historike për të forcuar të drejtat e njeriut në vend.  / Përgatiti: Gazmira Sokoli / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy