Gara për këshillat, Tafaj: Opozita duhet të motivojë shqiptarët, shteti dhe pushteti në një dorë të vetme

Gara për këshillat, Tafaj: Opozita duhet të motivojë shqiptarët, shteti dhe pushteti në një dorë të vetme

Kryetari i shoqatës Tirana, Arben Tafaj në studion e MCN Live duke komentuar lidhur me garën për këshillat bashkiakë deklaroi se në këto zgjedhje po hyhet në kushte krejtësisht ndryshe nga sa kanë qenë më herët.

Ai tha se opozita ka për detyrë të motivojë qytetarët, ndërsa theksoi se shteti dhe pushteti sot që flasim janë në një dorë të vetme. Sipas tij, kjo është një situatë që do të na duhet të punojnë më tepër për ta kapërcyer, ndërsa gjykon se opozita do të dalë më e fortë se kurrë nga kjo betejë.

Kam marrë pjesën në shumë fushata, por meqenëse kam kaq shumë vite më duket sikur lahem në të njëjta ujëra dhe sigurisht ajo që i vlen të gjithë opinion publik është të thuhet se në këto zgjedhje hyhet në kushte shumë të ndryshme nga sa kanë ndodhur më parë. Nga njëra anë kemi një pushtet krejtësisht të përqendruar në një dorë të vetme dhe nga ana tjetër një opozitë që ka të gjithë të drejtën e zotit për të motivuar shqiptarët por që në këto zgjedhje nuk po futet ashtu siç duhet e unifikuar dhe bashkuar. Gjithsecili prej nesh ka kontributin e vet pozitiv apo negativ në këtë, po krijohet një frymë e boshtit opozitar por me keqardhje mund të them se çdo ditë shohim dorëheqje të kandidatëve, gjithsesi ka një tendencë për ta tërhequr nga mbrapa këtë opozitë që keq apo mirë ka marrë përsipër për të bërë ndryshimin. Kjo është një situatë që do të na duhet të punojnë më tepër për ta kapërcyer. Gjykoj se opozita do të dalë më e fortë se kurrë nga kjo betejë pavarësisht se disa segmente të caktuara mundohen t’ja ndalojnë ritmin e punës.

Lidhur me premtimin për transportin publik falas, Tafaj tha se ai që e ka premtuar duhet ti dali për zot asaj, teksa shtoi se nëse ai duhet ta përkrah këtë propozim do ta mbështes, por që duhet ta çojnë përpara këtë proces.

Problemi është se ne kemi kohë që e majta dhe djathta kanë bërë një konfuzion me njeri tjetrin dhe nuk dimë sa teza të majta ka dhe sa teza të djathta ka, jemi në populizëm. Shkurt ne nuk jemi vendi që ndan tezat në të majtë dhe të djathtë. Normalisht jemi veza pulën, pula vezën. Por do të thoja ndonëse kjo është një tezë e majtë për të mirën e qytetarëve nëse kalkulohet dhe gjejnë bazë ekonomike të zbatueshme unë do e mbështes. Kur vjen puna për të mirët e qytetarëve e mirë kalkuluar do e kisha mbështet.

Më tej duke ju referuar listës për këshillat bashkiakë, ai tha se në këtë listë nuk vjen si qytetari Arben Tafaj, apo si anëtar i PL apo ndonjë partie tjetër, por si anëtar i shoqatës Tirana dhe se do luftoj për të mbrojtur trashëgiminë kulturore të qytetit.

Unë kam një jetë gati që mbaj qëndrimin tim në raport me problemet e Tiranës. Qoftë për ndërtimet, planin urbanistik, prishjen e teatrit, sheshin Skënderbej, të gjitha këto kam mbajtur qëndrimet si shoqatë e Tiranës, që do të thotë jam i investuar për ruajtjen e trashëgimisë kulturore të qytetit dhe zhvillimin. Sot në zonat historike po ndërton Maliqi, zona nga kodrat e liqenit deri ku mbaron fundi bulevardit ka qenë aksi historik i Tiranës. Ju shtua zona e historisë së vjetër Kalaja, Pedonalja, është Ura e Tabakëve, varri Kapllan Pashës. Por çfarë ndodhi, meqë ishin e zeza mbi të bardhë me vulë që nuk lejohet ndërtimi, ato nisën të gërryheshin dhe këto janë brenda aksit të mbrojtur. Ne kemi përballë një shtet që i mer vendimet si do vetë.

I pyetur nëse jeni dakord me formulën e koalicionit dhe se çfarë mund të arrijë, Tafani tha se ky është një bashkim duke e cilësuar si një super formulë të mirë. Sipas tij ajo çfarë ata presin është fitorja e Belind Këlliçit dhe sigurisht lista e anëtarëve të përzgjedhur nga kjo forcë.

Këtë mund ta quajmë koalicion, por unë do e quaja bashkim dhe për mua është një super formulë e mirë. Politikisht kjo qe një rrugëzgjidhje, por për mua ka një përfaqësim të Tiranës këto janë zgjedhur me propozime sepse partia të zgjedh, unë kam vetëm dy veta këtu Arben Tafaj dhe Rudina Rreli. Këto janë propozime të shoqatës Tirana. Marrëveshjen ne e kemi pasur me Këlliçi. Sigurisht që presim fitore në radhë të parë të Belindit dhe në radhë të dytë të grupit të këshilltarëve që ka paraqitur ky bashkim. Ky është bashkimi më i madh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy