“Ne jemi gjithashtu të përkushtuar ndaj sigurisë ushqimore: sfida jonë nuk është vetëm të garantojmë ushqim për të gjithë, por të sigurojmë ushqim të shëndetshëm për të gjithë".
Kështu deklaroi kryeministrja italiane Giorgia Meloni, duke folur në COP 28 në Dubai.
Prodhimi i ushqimit nuk duhet të konsiderohet "si mbijetesë", por "një mjet për një jetë të shëndetshme", u shpreh ajo.
Hulumtimi "është thelbësor" por "jo për të prodhuar ushqim në laborator, ndoshta duke shkuar drejt një bote në të cilën të pasurit mund të hanë ushqime natyrale dhe të varfërit mund të hanë ushqime sintetike, me një ndikim në shëndet që ne nuk mund ta parashikojmë, nuk është kjo bota që dua të shoh".



