Herbalisti Irfan Gjeçi shpjegon si mund të trajtojmë bajamet e infektuara me anë të trajtimeve bimore që shërojnë infeksionet e fytit.
Në emisionin “Zgjohu me MCN” ai foli me detaje për kurat natyrale edhe për personat të cilët i kanë hequr bajamet, për të cilët tha se duhet të kenë më shumë kujdes pasi kanë dhe imunitet më të ulët.
Ndërsa për personat që kanë bajame të qelbëzuara sugjeroi disa zgjidhje, mes tyre gargara me kripë, sodë dhe uthull molle.

Ata që i kanë hequr bajamet mund të ftohen më shpejt, se nuk e kanë portën mbrojtëse nga viruset, bakteret.
Gjithë personat që kanë hequr bajamet duhet të kenë kujdes të shtuar që nga pastrimi i duarve, larja e dhëmbëve në mëngjes dhe në darkë. Imuniteti i tyre është më i rrezikuar.
Këta persona në ambiente ku ka persona të infektuar duhet të përdorin një maskë, për të shmangur rrezikun. Duhet të konsumojnë zakonisht shumë fruta dhe perime të cilat rrisin imunitetin.
Këta persona duhet të përdorin edhe gargarë për të shpëlarë fytin me ujë me kripë, me kripën e ashpër.
Gargara duhet të bëhet të paktën 10 minuta e gjatë dhe në shumë raste, kur është prezent acarimi i grykëve duhet ta përsërisin çdo dy orë, për të shmangur bakteret dhe mikrobet.
Edhe gargarë me sodë buke mund të përdoret. Kush ka hequr bajamet gjatë gjithë kohës duhet të pinë lëngje dhe çajra në mënyrë që të mos grumbullohen baktere dhe viruse.
Ndërsa personat që i kanë bajamet, mund të përdorin uthullën e mollës duke e zierë me pak kripë, e cila duhet lënë të ftohet dhe të përdoret gargarë.
Bajamet e qelbëzuara duan gargarë me uthull dhe kripë, por edhe vajin e arrës së kokosit. Për të qetësuar, gargara me vajin e arrës së kokosit, mirë është të mbahet 5-10 minuta.
Gjatë ditës çajrat që duhet të pihen duhet të kenë edhe një lugë vaj të arrës së kokosit. Çajrat nuk duhet të jenë të nxehtë, por të ngrohtë.
Çaji i shtogut është i mrekullueshëm. Edhe shurupi i shtogut është shumë i mirë. Gjithashtu na duhet dhe propoli i bletës për të sprucuar bajamet.
Në rastet me temperatura të larta dhe kanë qenë në spital, kur kanë marrë çajin e shtogut, apo shurupin e shtogut, kanë gjetur zgjidhje menjëherë.
Kemi dhe qumështin e gomaricës i cili është shumë mirë.
Qumështi i gomaricës përdoret pa u zierë, por kemi dhe raste që për siguri ata që janë skeptik e kanë zierë dhe e kanë pirë, përsëri ka vepruar.
Por vlerat më të larta i ka siç vjen nga gjiri i gomaricës.
Për fat të mirë ne kemi mjaltë manuka i cili është i mrekullueshëm për të gjitha moshat, por për fëmijët duhet të kenë kaluar 3 vjeç, se mund të kenë probleme me alergjitë.
Nëse fëmija e pi mjaltin është shumë mirë, por në të kundërt mund ti lyeni fytin.
Mjalti i maresë është vërtetë i hidhur, por është shumë i mirë dhe për mushkëritë dhe ka veti antikancerogjenë.



