President nga populli/ Blushi reagon pas deklaratave të Bashës: Na jep firmat e deputetëve më 18 Qershor

President nga populli/ Blushi reagon pas deklaratave të Bashës: Na jep firmat e deputetëve më 18 Qershor

Kreu i partisë “LIBRA” Ben Blushi, ka reaguar menjëher pas deklaratave të kreut të PD­-së Lulzim Basha, i cili është shprehur se Presidenti duhet të zgjidhte nga populli.

Por sipas ish-deputetit socialist ky propozim i bërë nga Basha ditën e sotme, ishte propozuar më parë nga vetë ai.

Me anë të një statusi në rrjetin social “Facebook”, Blushi i bën thirrje Bashës ti japë firmat për të zgjedhur president nga populli. 

Statusi i plotë

PRESIDENTI DHE PARLAMENTI TE ZGJIDHEN NGA POPULLI NE NJE DITE

Lulzim Basha ka pranuar sot që Presidenti duhet të zgjidhet nga populli. Ne qershor bashkë me Moza Hafizin, Arta Daden, Dashamir Shehin,Vangjel Dulen, Agron Dukën, Luljeta Arapin, Nard Ndokën,Tahir Muhedinin dhe Eduart Selamin kemi depozituar ne kuvend një amendament kushtetues për të ndryshuar mënyrën e zgjedhjes së Presidentit. Partia Demokratike nuk pranoi ta mbështeste njëlloj si Rilindja dhe LSI. Amendamenti kërkonte 28 firma dhe nuk u fut ne votim. Me vjen mirë që PD ndryshoi mendim dhe e ftoj të na japë firmat e duhura për të shkuar në zgjedhje parlamentare dhe presidenciale njëkohësisht në te njëjtën ditë qoftë 18 qershor apo kurdo. Populli le të zgjedhë! 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy