Krasniqi: Në Kosovë ka më shumë se 19 mijë veteranë të gënjeshtërt (VIDEO)

Krasniqi: Në Kosovë ka më shumë se 19 mijë veteranë të gënjeshtërt (VIDEO)

Debatit i cili po zhvillohet ditët e fundit lidhur me numrin e veteranëve të gënjeshtërt i është bashkangjitur edhe ish- kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi. Sipas Krasniqit ka më shumë se 19 mijë veteranë të gënjeshtërt, të cilët përfitojnë nga buxheti i Kosovës. Ai ka folur edhe për deklaratën e Daut Haradinajt, i cili ka thënë se Agim Çeku ka humbur gjithë familjen në luftë. Sipas Krasniqit është banale kur dikush tenton të përfitojë nga vlerat e UÇK-së. Emri i Çekut figuronte në listat e Blakajt.

“Nuk ka gjë më banale sesa kur një pjesëtar i UÇK-së, duke tentuar ta mbrojë një vepër të paligjshme, gati njëzet vjet pas lufte, thotë: “Filani a fisteku e ka humbur krejt familjen e fshatin në luftë...”! Luftës Çlirimtare si dhe gjithë brezave luftëtarë padrejtësi më të madhe dhe devalvim më të madh nuk mund t’i bësh se kaq! Pse, mbi 600 shekujt e burgut që mbajtën shqiptarët pas Luftës së Dytë Botërore, 250 vetëm nga viti 1981-1991, mbi 80.000 viktimat e luftës (1944/1945 e deri këto të luftës së fundit 1987/1999 e dëmet e tjera të pallogaritshme, nuk qenkan bërë për shtetin e së drejtës, për shtetin e zhvilluar, për shtetin e dijes e të arsimimit dhe për shtetin e drejtësisë sociale?”, është shprehur mes të tjerash Krasniqi.

Sipas tij, nuk mbrohet lufta e shenjtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duke shpërndarë para për ta blerë pushtetin grabitqar që ta sjellë vota e veteranëve mashtrues! Prandaj, problemin që e kanë krijuar krerët e politikës sonë, nuk mund ta zgjidhë Sistemi i Drejtësisë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy