
MCN në një investigim që ka kryer ka zbuluar të dhëna që lidhen me kontratën e përshpejtuar të qeverisë për dy TEC-et lundruese në Vlorë.
Lidhur me këtë, eksperti i energjisë, Eduard Elezi në studion e lajmeve në MCN Live deklaroi se qiraja dhe operimi për këto dy anije shkon dikur 90 mln euro.
Ai tha se këto dy anije nuk duhet të kishin ardhur në vendin tonë, pasi e gjithë kostoja e tyre do të reflektohet në tarifat e energjisë elektrike. Sipas tij, edhe nafta që mund të vërë në përdorim këto dy anije është mjaft ndotëse për ambientin.
Këto dy TEC-e lundruese nuk janë vënë ende në punë dhe me çfarë kuptohet është hapur një tender që këto anije të bëhen funksionale në rrjetin e transmetimit, pra duhen para të tjerë për aksesorë të tjerë. Tenderi është diku 58-60 mln euro qiraja në vit dhe 30 mln euro pra shkon 180 mln euro për kontratën që e kanë këto dy anije për dy vite. Këto punojnë me naftë të rëndë e cila për Shqipërinë është e ndaluar me ligj. Krahas kësaj duhen dhe ndryshime të tjera ligjore që këto anije të bëhen funksionale. Nuk janë vënë në funksion për mungesën e disa aksesorëve dhe gjendjen financiare që ka korporata energjitike, ndërkohë pagesa e qerasë ka filluar.
Më tej ai shtoi se, pjesa financiare e korporatës energjitike është në kolaps dhe KESH se përballon dot koston e këtyre anijeve sepse krahas asaj që flitet për këto anije duhet dhe nafta për funksionimin e tyre. Sipas tij, marrja e këtyre anijeve nuk është studiuar si ç‘duhej.
Shihet se këto anije do të punojnë vetëm në kohën kur të ketë mungesë të energjisë elektrike për qytetarët dhe po të llogarisësh koston e këtyre anijeve me koston e rënies së energjisë së tregut është një kosto deri 250 mijë euro. KESH nuk arrin të mbulojë dot kostot e dy anijeve. Këto anije nuk kanë studime dhe kanë marrë këto anije e para që s’kanë eficencën e plotë të një termocentrali, qiraja është shumë e lartë, kanë një ndotje të jashtëzakonshme, dhe e fundit nuk është bërë një analizë e plotë e detajuar në sektorin e energjisë se çfarë shërben dhe çfarë kostosh kanë këto anije. Thjesht është menduar si një veprim i nxituar dhe i bie të falimentosh korporatën energjitike në funksion të këtyre TEC-eve. Ato funksionojnë vetëm në vendet e botës së tretë. Ndotja s’ka nisur akoma sepse akoma nuk janë vënë në punë, por kostot për qytetarët shqiptarë kanë filluar sepse qiraja që këto anije janë marrë kanë nisur dhe ato kanë një qira prej diku 95 mln euro. Çdo kosto e shkaktuar nuk është kosto për korporatën, por për qytetarët dhe biznesin.



