
Eksperti i sigurisë Ilir Kulla tha në studion e emisionit “Zonë e Lirë” në MCN Tv se Vuçiç po kërcënohet nga të gjitha palët e përfshira.

Të gjitha palët por e kërcënojnë. Por e kërcënojnë ata që i kanë nxjerrë njerëzit në shesh. Mund të jetë dhe Moska se Vuçiçi ka luajtur dhe me Moskën. Opozita në Serbi është më ekstremiste se Vuçiçi të paktën për Kosovën.
Po jeton me paranojë. Para ca kohësh iu fut një haker perëndimor në Presidencë me video, në tek pllakat e banjos, ndryshoi të gjitha kamerat.
Është i kërcënuar, për shkak të situatës gjeopolitike, për shkak të luftës mafioze, të mëdhenjtë e Serbisë, bizneseve të mëdha që bëhen mbi dhe nën tavolinë me rusët, ma rajonin.
Duam nuk duam është kthyer në një lloj regjimi dhe zgjedhjet e fundi i mori me manipulime duke sjelë serbët e Bosnjës për të votuar. Sigurisht ka një projekt që është bota serbe.



