Zuckenbergu do të paguajë 20 milionë dollarë për emrin “Meta”

Zuckenbergu do të paguajë 20 milionë dollarë për emrin “Meta”

Mark Zuckerberg do të duhet të paguajë 20 milionë dollarë për emrin “Meta” pasi sipas të dhënave “Meta” është regjistruar si markë e një kompanie kompjuterike në Arizona.

Meta PCs, e cila shet kompjuterë dhe programe kompjuterike si dhe lojëra elektronike, ishte e panjohur në mbarë botën deri në momentin kur kompania që ka Facebook, Instagram dhe WhatsApp njoftoi ndryshimin e emrit në “Meta”.

Kompania kishte arritur të regjistronte emrin e markës në gusht, një vit pas themelimit të saj.

Një nga themeluesit e Meta PCs, Zack Sat ka thënë se kompania u bë pjesë e tregut në nëntor 2020 dhe nuk kishte asnjë ide apo informacion që Facebook synonte të ndryshonte emrin e saj, deri të enjten e kaluar. Tani ai dhe bashkëthemeluesi Joe Darger kanë deklaruar se nuk do ta shesin emrin e regjistruar për më pak se 20 milionë dollar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy