Incidenti tek selia e FRD-së, Meta thirrje: Opozita të zgjohet, policët do t’i çoj në burg me duart e mia

Incidenti tek selia e FRD-së, Meta thirrje: Opozita të zgjohet, policët do t’i çoj në burg me duart e mia

Në mbrojtje të Frymës se Re Demokratike, Presidenti Ilir Meta është përplasur me Policinë Bashkiake, pasi kjo e fundit kërkon lirimin e selisë me justifikimin se godina është e amortizuar dhe duhet rikonstrukturuar.

Pas incidentit, para kamerave kreu i shtetit bëri një paralajmërim për opozitën dhe drejtuesit e uniformave blu: “E konsideroj përpjekje për të realizuar grusht shteti, sepse t'i sjellësh një partie zyrtare, opozitare, menjëherë pasi nënshkruan një marrëveshje me PD-në dhe partitë e opozitës për të marrë pjesë në zgjedhje t'i sjellësh një shkresë të tillë pa vulë, pa numër protokolli, e bërë me vrap për të dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht çdo forcë opozitare, duke keqpërodur bashkinë bandë padyshim që është tepër irrutuese. I bëj thirrje të gjithë opozitës që të zgjohet dhe të mos lejojë më asnjë prekje të rregullave të garës. Do të jetë vonë edhe për të jo vetëm për qytetarët në rast se do të tolerojë partinë bandë. Po i paralajmëroj edhe një herë policinë bashkiake dhe policinë e shtetit. Të mos përfundoni si policët e Mubarakut nën këpucët e popullit shqiptar".

Më herët kryetari i FRD-së, Sali Shehu tha se ky vendim është një goditje politike në mes të fushatës. Kjo seli ka qenë e PD-së, e cila në prill të 2016, siç është shprehur Shehu, i ka kaluar me ligj FRD-së.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy