
Analisti Krenar Shala tha në MCN Live se kryeministri Rama dhe Shqipëria nuk kufizohen që të mbrojnë interesin e Kosovës dhe të jenë në një linjë me politikën e saj të jashtme, ndonëse Tirana është në negociata për anëtarësim në BE. Shala solli në vëmendje se edhe shtete të BE-së si Gjermania dhe Kroacia janë në linjë të plotë me politikën e jashtme të Kosovës dhe kjo s’e cenon politikën e jashtme të Brukselit. “Rama është i thirrur që pos ruajtjes së interesit të Shqipërisë, që të promovojë dhe ruajë edhe interesin e Kosovës. Ai duhet të ketë kujdes në ndërmarrjen e hapave që në mënyrë tjetër do të mund ta cenonin interesin e Republikës së Kosovës. Ishim në konflikt të armatosur me Serbinë, tashmë jemi në konflikt në aspekt diplomatik, dhe normalisht z.Rama duhet ta ketë parasysh këtë. E kuptoj manovrimin e z.Rama, sepse Shqipëria që është kandidate për në BE dhe ka filluar negociatat zyrtare, dhe është e detyruar që në këtë fazë të përputhë politikën e jashtme me BE, por nuk i kufizohet Shqipërisë që në anën tjetër ta mbrojë interesin e Kosovës. Kemi shtete të BE-së që janë në linjë të plotë me politikën e jashtme të Kosovës dhe kjo s’e cenon politikën e jashtme të BE", u shpreh Shala. Shtetet anëtare janë autonome sidomos në politikën e jashtme dhe në mbrojtje. Komisioni Europian s’ka pregorativ që të ndërmarr hapa që të bien ndesh me politikën e jashtme të një vendi anëtar. Kancelari Scholz, qeveria gjermane, ajo kroate dhe plot qeveri të BE, e promovojnë realizimin e dialogut në njohje reciproke, normalizim të plotë. Z.Rama nuk i kufizohet nga procesi i anatërësimit të Shqipërisë në BE që të dalë dhe të thotë që ky proces do normalizohet përmes njohjes reciproke dhe të bëjë hapa që do ta mbronin interesin e Kosovës. Shihet fare mirë që Serbia ka tendenca ta mbajë rajonin të destabilizuar duke tentuar të ndërtojë një Republika Srprska 2.0 në Kosovë. Ky version 2.0 është në vetvete destabilizues. Nuk mund ta përsërisësh gabimin që është bërë në Bosnjë. Nuk është problem Republika Srprska nëse Bosnja do ishte në NATO dhe BE. Ne kemi një shembull që është anëtar i BE dhe NATO-s, Belgjika. Edha ata e kanë një Republika Srprska por ai funksionon perfekt, është shtet i pasur, demokratik. Nëse ti na imponon një Republika Srpska 2,0 pa u bërë vend i BE dhe i NATO-s dhe pa normalizuar raportet, atëherë nuk mund të pretendojmë që kjo është një rrugë që do normalizojë raportet, përkundrazi”, tha ai. Shala tha se Perëndimi nuk mund të sakrifikojë Kosovën në emër të ruajtjes së një Serbie europiane, duke shtuar se nuk mendon se Beogradi dëshiron integrimin europian. “Perëndimi i frigohet Serbisë. Serbia ka fituar disa leva për ta shtyrë Perëndimin që të bëjë kompromis, që këto shtete të vihen në shërbim të politikës së jashtme serbe. S’e di sa e justifikuar që ky presion t’i bëhet më shumë Kosovës. Nuk mund të sakrifikohet Kosova për t’iu nënshtruar interesave të Serbisë në emër të ruajtjes së një Serbie europiane. Unë nuk jam i bindur që Serbia dëshiron të integrohet në BE. Ende s’i ka kërkuar falje Kosovës për krimet e luftës, lartëson kriminelët e dënuar nga gjykatat ndërkombëtare. Janë mbajtur disa sondazhe dhe disa herë ka dalë që nuk është shumica e qytetarëve serbë që dëshiron të integrohet në BE. Në mes të aleatëve duhet të ketë koordinim”, shtoi ai.



