Ekstradimi i Dritan Rexhepit, Bregu: Çdo krim e ka kryer me dhunë, do të vërë në provë sistemin e burgjeve

Ekstradimi i Dritan Rexhepit, Bregu: Çdo krim e ka kryer me dhunë, do të vërë në provë sistemin e burgjeve

Gazetari Sokol Bregu bëri një profil të Dritan Rexhepit, një prej shqiptarëve më të kërkuar të krimit në botë, i arrestuar në Stamboll në nëntor 2023, i cili u ekstradua sot në Tiranë. Bregu tha se Rexhepi është ndër njerëzit më të dhunshëm të krimit. Ai shtoi se kthimi i tij në Shqipëri mund të krijojë probleme për sistemin e burgjeve.

Është vërtet i rrezikshëm, por është edhe më i dhunshmi. Çdo lloj krimi e ka me dhunë. Në Belgjikë, një grabitje që ka bërë në një vilë, të zotët e shtëpisë i ka lidhur dhe dhunuar. Është njeri që është arrestuar për çdo krim që ka kryer. Tre herë ka ikur nga burgu. Në raste të tjera ka gjetur mënyra që të dalë.

Pse zgjodhi Turqinë për të vazhduar aktivitetin e tij ndërkohë që kërkohej nga shumë shtete të Europës. Ai u imponohet të tjerëve dhe pjesën më të madhe atë aktivitetit kriminal e kryen me të huaj. Nuk mban para me vete, mban bizhuteri.

Ky nuk mund të jetë një drejtues karteli. Nuk ka organizatë të vetën, bashkëpunon me organizata të tjera, sipas interesit. Në asnjë moment nuk ka pasur lidhje direkte me Shqipërinë.

Në BBC gjendet vetëm fotoja e tij. Policia britanike ishte shumë e shqetësuar dhe njoftoi menjëherë. Konsiderohet jashtëzakonisht i rrezikshëm. Mendohet se ky ishte iniciatori i gjithë asaj që ndodhi në kompleksin Golden në Shijak. Është manipulator i madh.

Ndërkohë që ishte në kërkim, me një identitet të rremë është regjistruar në Fakultetin Juridik. Është shumë i zgjuar.

Sistemin e burgjeve ka për ta eklipsuar. Edhe sikur ta fusin në Bis41, është aq manipulativ sa do të krijojë probleme shumë të rënda. Nuk ka histori hakmarrjeje në Shqipëri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy