
Shkrimtari Wilbur Smith ka ndërruar jetë. Sipas The Guardian, ai vdiq në shtëpinë e tij në Afrikën e Jugut të shtunën pas një karriere të gjatë në letërsi. Smith ishte 88 vjeç.
Me 49 tituj që mbajnë autorësinë e tij, Smith u bë një emër i njohur, me historitë e aventurave rrëqethëse që i çuan lexuesit nga ishujt tropikal në xhunglat e Afrikës dhe madje edhe Egjiptin e Lashtë dhe Luftën e Dytë Botërore.
"Autori më i shitur global Wilbur Smith vdiq papritur këtë pasdite në shtëpinë e tij në Cape Town pas një mëngjesi leximi dhe shkrimi me gruan e tij Niso pranë," thuhet në një deklaratë të publikuar në faqen e internetit Wilbur Smith Books, si dhe nga botuesit e tij Bonnier Books.
"Mjeshtri i padiskutueshëm dhe i paimitueshëm i përshkrimit të aventurës, romanet e Wilbur Smith kanë mbërthyer lexuesit për më shumë se gjysmë shekulli, duke shitur mbi 140 milionë kopje në mbarë botën në më shumë se tridhjetë gjuhë."
Shkaku i vdekjes nuk është bërë i ditur.
Shkrimtari i aventurës është i njohur edhe për lexuesin shqiptar. Në shqip janë përkthyer:
Triumfi i diellit
Papirusi i shtatë
Gjëmimi i bubullimës
Ligji i shkretëtirës
Dhelpra e artë
Engjëjt qajnë
Asegai
Perëndia e lumit



