Aksion blic në Elbasan, polica arreston disa pjestarë të fisit Çapja (VIDEO)

Aksion blic në Elbasan, polica arreston disa pjestarë të fisit Çapja (VIDEO)

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në bashkëpunim me policinë e Elbasanit kanë ndërmarë një aksion blic, ku deri më tani mësohet se janë ndaluar 3 persona.

Mësohet se nën drejtimin e drejtorit të policisë së këtij qyteti, Altin Qato, janë ushtruar kontrolle në disa banesa të fisit Çapja, por edhe në shtëpitë e personave të tjerë me precedentë penal.

Anëtarëve të fisit Çapja iu janë sekuestruar përgjatë kontrollit dy armë të tipit pistoletë, fishekë dhe një minë me telekomandë.

Aksionet janë përqendruar në pjesë të ndryshme të qytetit, fillimisht në zonën paranë Universitetit të Elbasanit dhe për disa orë të tjera fugoni i policisë është parë të stacionohet pranë hotel “Univers”, në pronësi të fisit Çapja, të cilët kanë edhe banesat e tyre aty pranë.

Sipas burimeve të "Tema TV" FNSH dhe policia pritet të arrestojë një tjetër grup kriminal, ndërkohë që, po mbahen të rrethuara disa banesa të tjera, ku midis këtyre përfshihet edhe një vilë e blinduar me persona brenda, të cilës policia nuk po i hap dot derën dhe i ka rethaur. 

Operacioni ka nisur si rrjedhojë e hetimeve për shkak të një shpërthimi të një ditë më parë.

Elbasani u trondit nga një shpërthim me tritol, ku shënjestër ishte një lokal në lagjen ‘Partizani’ ku për pasojë mbeti i plagosur pronari i biznesit Albert Alterziu.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy