Video/ Fshati Gryksh i Vogël, më halle të mëdha, banorët: Nuk ka rrugë

Video/ Fshati Gryksh i Vogël, më halle të mëdha, banorët: Nuk ka rrugë

Rruga e dëmtuar në fshatin Gryshk i Vogël në Bashkinë Peqin ka 5 vite që është lënë në harresë dhe në mëshirë të fatit. Ajo ka rrëshqitur drejtë lumit Shkumbin dhe është kthyer në një rrezik për jetën e banorëve, ku më tepër rrezikohen fëmijët që shkojnë në shkollë.

Gjatë këtyre viteve njëri krah i rrugës është e shembur dhe kufizueset e saj janë dëmtuar si dhe në hapësirën që mendohet të kalojnë banorët është e tej mbushur me plehra.

Ky segment rrugor rrezikon të bllokojë 8 fshatra, së bashku me rrugën që të dërgon drejt qytetit të Belshit.

Për banoret jetesa është tepër e vështirë pasi mungesa e investimeve nga pushteti lokal po i detyron këta te fundit të largohen nga banesat e tyre. Ndërsa për shoferët kalimi i rrugës është një sfidë në vete, ata shprehen se prej kohësh në këtë aks rrugor nuk është hedhur asnjë investim nga qeveria, ndërsa ata apelojnë për ndihmë.

Administrator i Njësisë Shezë shprehet se është i njohur me problematikën e rrugës ku pritet që Pushteti Lokal të ndërhyjë sa më shpejt. Ai gjithashtu i bën thirrje banorëve të kalojnë sa më kujdes duke u shprehur se rruga e shembur ka rrezik të bllokojë gjithë zonën dhe fshatrat e saj.

Tani që po vjen stina e reshjeve kalimi i rrugës bëhet akoma edhe më i vështirë ku rrisku është tepër i madh

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy