
Politologu Ilir Kalemaj, thotë se ajo që ne shohim në radhët e opozitës është se kanë djegur çdo lloj ure komunikimi dhe njeri tjetrin.
Ai tha për MCN Live se grupimet në PD, e shohin si armik më të rrezikshëm njeri-tjetrin se sa kundërshtarin që kanë përballë.
Gjuhë inflacioniste, ka akuza dhe kundërakuza. Gjiknuri i përgjigjet Agron Shehaj se një kushëriri i tij ka marrë Butrintin. Opinioni i gjerë është konfuz se kush janë akuzat e vërteta.
A ka një lloj pazari mes Ramës dhe Bashës që vazhdon sot? A ka aferë në çështjen e Butrintit? A ka ndonjë të vërtetë që sulmet e Ramës ndaj SPAK janë për Ilir Beqaj, i cili është sot drejtor i rëndësishëm se menaxhon gjithë fondet e BE.
Ai tha se Edi Rama reformën në drejtësi e ka quajtur reformën më të madhe që nga viti 1912, duke nënvizuar se i pëlqen hiperbolizmat.
Sipas tij, ka shumë spekulime por tha se nuk mendon se janë pa zë.
Çështjet në Gjykatë të Lartë dhe Apelit, janë 36 mijë çështje. Sot është dhënë urdhër që të rrëzohen kërkesat e qytetarëve në dhomat e këshillimit. Do ishte super skandal, nëse do ishte e vërtetë.
Po bëhen akuza politike mes palëve duke përdorur SPAK sikur SPAK të jetë agjent i njërës palë apo i tjetrës. Juve ju presin prangat, do hetojnë për ju etj. Rama, Berisha, Meta, ishin të së njëjtës gjuhë politike lidhur me drejtësinë. SPAK nuk është për të marrë urdhra politikë. A është SPAK efektiv dhe po i tremb? Deri tani nuk kemi parë evidenca të peshqve të mëdhenj. Ka pasur shumë çështje të akumuluara.
Deri tani nuk kemi parë që SPAK të angazhohet me çështje që kanë të bëjnë me krime të nivele të larta. Rama kishte të drejtë kur tha të merret me emra dhe jo të zëvendësojë ILD. Është organ kolektiv me suport ndërkombëtar dhe duhet ti shkojë në mënyrë të paanshme drejtësisë deri në fund, nëse do të ketë kredibilitet.
Referuar shprehjes së përdorur gjerësisht “Ti je shtet”, Kalemaj shkoi më tej duke thënë se një shprehje e tillë i atribuohet personit përballë që është i fuqishëm.
Por sipas tij, sa më i dobët është shteti në Shqipëri, sa më anarki dhe rrumpallë të jetë prodhuar Shqipëri, aq më i fortë perceptohet shteti.
Por po të shohim ku duan shqiptarët të punojnë. Të dhënat tregojnë se mbi 92% duan të punojnë në shtet. 185 mijë punojnë aktualisht në shtet. Mundohemi të krijojmë një shtet të madh ndërkohë që kapacitetet dhe burimet i kemi minimale. Nuk mund ta krahasojmë as me parlamentin e ‘90-ës kur PD ishte sa 1/5 e grupit parlamentar të PD të mbushur me kooperativist por shkëlqenin me debatet parlamentare.
Sot shohim debate që mund të bëhen në kafene ose në rrugë. Jo vetëm kemi pushtet të korruptuar, por opozitë të fragmentarizuar dhe kemi debat banal. Ka mungesë dialogu mes njeri tjetrit. Nuk kemi pushtet gjyqësor të konsoliduar, asnjë media si pushtet të katërt informal që të ishte e unifikuar. Pushteti ekzekutiv sot ka dhe gurin dhe arrën dhe është i lirë të ekzagjerojë pa pasur frikën e një media apo shoqërie civile që është në gjendje ta rrëzojë këtë qeveri. Rama luan shumë me stilistikën e fjalës dhe është e vështirë ta zësh gafil lidhur me atë që shprehet.
Lidhur me Ramën dhe Metën, përmendi se kemi një vendim të DASH. Berisha akuzon qeverinë. Rama duke përdorur amerikanët që përderisa në instancat më të larta kanë dizenjuar non grata, faktet janë aty por thotë se nuk i takon PS, për të larë duart nga përgjegjësia që ka qeveria e tij.
Qeveria e tij në mandatin e tretë të qeverisjes nuk ka çuar asnjë dosje, tregon në rastin minimal neglizhence, në rast tjetër se gjithçka është për konsum politik. Nëse goditet ndonjë ministër tjetër së afërmi apo funksionar i lartë, Rama thotë që SPAK është i pavarur nuk shoh ndonjë shqetësim për të.
Për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, ai deklaroi se në stil i ngjan më shumë Ilir Metës se sa Edi Ramës,
Sa i takon deklaratës së tij që drejtësia të godasë 360 gradë Kalemaj shtoi se një gjë e tillë do të thotë të godasësh majtas dhe djathtas brenda PS, madje edhe sfidantët e tij brenda PS për karrierën e tij të mëvonshme.
Mendoj se Veliaj do jetë precedenti për të vazhduar pas Ramës, por e korrigjoi se me 360 gradë e ka për LSI dhe Ilir Metën, nëse do kandidojë si përfaqësues i opozitës së bashkuar.
Veliaj ka bërë deklaratat më të ashpra, duke përmendur gishtat e trashë të Ilir Metës që numëronin 700 mijë dollarë, bëri që zoti Veliaj që ka patur marrëdhënie të vështira me Metën, herë me sulme acidike që të ngrinte tonalitetin e zërit, ashtu sikundër pak të tjerë kanë bërë dhe siç po bën Rama së fundmi.
Veliaj është ende për tu testuar në politikën nacionale, pavarësisht peshës që ka si profil politik është herët për ta vendosur në të njëjtën barazpeshë me të tjerët.



