Muzeu Britanik zbulon vjedhjen e rreth 2 mijë objekteve që datojnë nga shekulli i XV dhe XIX

Muzeu Britanik zbulon vjedhjen e rreth 2 mijë objekteve që datojnë nga shekulli i XV dhe XIX

Rreth 2 mijë objekte me vlerë historike dhe kulturore janë vjedhur nga Muzeu Britanik, në fillim të këtij muaji. Ndërsa një pjesëtarë i stafit të muzeut dyshohet të ketë gisht në zhdukjen e papritur të thesareve që i kanë rezistuar kohës.

Muzeu  britanik, një nga institucionet kulturore më prestigjioze në Mbretërinë e Bashkuar, ka qenë nën presion të vazhdueshëm, që kur zbuloi në fillim të këtij muaji se një numër i konsiderueshëm thesaresh u raportuan të zhdukur, të vjedhur dhe të dëmtuar.

Artikujt e përfshirë datonin nga shekulli i 15-të para Krishtit deri në shekullin e 19-të pas Krishtit dhe ishin mbajtur kryesisht për qëllime akademike dhe kërkimore.

Osborne, i cili u emërua si kryetar në qershor 2021, tha për programin Today të BBC Radio 4: "Ne besojmë se kemi qenë viktimë e vjedhjeve për një periudhë të gjatë kohore dhe sinqerisht mund të ishte bërë më shumë për t'i parandaluar ato."

I themeluar në vitin 1753, Muzeu Britanik ka grumbulluar një koleksion prej rreth tetë milionë artikujsh, por që nga viti 2019 vetëm rreth 80,000 ishin në ekspozitë publike, me pjesën tjetër të mbajtur në ruajtje.

Muzeu po punon ngushtë me policinë, tha Osborne, duke shtuar se një "punë mjeko-ligjore" është duke u zhvilluar për të përcaktuar saktësisht se çfarë mungon. Ai tha se siguria në muze duhet të përmirësohet.

Skandali ka shkaktuar pyetje në lidhje me rolin më të gjerë të Muzeut Britanik si një institucion që strehon objekte nga e gjithë bota.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy