Zbulohet si funksionon pajisja e klonimit të kartave, dy bullgarët e kishin ndërtuar në mënyrë artizanale (VIDEO)

Zbulohet si funksionon pajisja e klonimit të kartave, dy bullgarët e kishin ndërtuar në mënyrë artizanale (VIDEO)

Kjo është pajisja Skimmer Card, e cila iu bllokua bullgarit Victor Eftimov mesditën e të dielës në bankomatin e një banke të nivelit të dytë, në rrugën “Muhamet Gjollesha”.

Siç shihet edhe me pamje, pajisja ka përafërsisht formën e bakomatit ku instalohet. Në pjesën e sipërme të saj vihet një kamera e vogël, që kopjon kodin ose pinin e kartës.

Në vendin ku futet karta vendoset një pajisje tjetër, e cila kopjon numrin e kartës, numrin personal dhe informacione të tjera të saj. Pasi janë marrë informacionet, hakeri prodhon kartën e klonuar të një klienti, të cilit i janë vjedhur të dhënat. Për këtë qëllim shërben një pajisje tjetër për prodhimin e kartave të bankave që posedohet nga keqbërësit.

Ky është bankomati i bankës se nivelit të dytë në rrugën “Muhamet Gjollesha”, ku u kap bullgari Viktor Eftimov.

Ai u kap në momentin që po hiqte pajisjen Skimmer nga bankomati.

I arrestuari Viktor Eftimov, sipas policisë kishte hyrë në Shqipëri bashkë me bullgarin tjetër Athanas Malev, nga Greqia më 9 Shtator. Disa ditë ata kishin jetuar në një banesë në plazhin e Durrësit, ku edhe kishin përgatitur pajisjet.

Pas ndalimit, Eftimov iu tha se e kishte blerë pajisjen Skimmer në tregun Çam. Por ky version nuk është besuar nga policia, e cila ka vënë re se pajisja ishte artizanale dhe se nuk ishte parë më parë në Shqipëri.

Bashkëpunëtor i Eftimovit u shpall në kërkim nga policia. Athanas Malev 25 – vjeç, pas kërkimeve të oficerëve të krimeve, u zbulua se ai kishte kaluar në drejtim të Kosovës nga Morina.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy