8 në 10 femra kryejnë raporte gjatë ciklit

8 në 10 femra kryejnë raporte gjatë ciklit

Kohët kanë ndryshuar, periudha që dikur përdorej shpesh si justifikim për të mos kryer marrëdhënie seksuale, tani duket se është kthyer në një fazë eksituese.

Sipas një studimi të kryer nga një kompani private e cila merret me shitjen e tamponëve prej silikoni, rezulton se 8 në 10 gra kryejnë marrëdhënie seksuale gjatë ditëve të ciklit.

Dëshira seksuale zakonisht rritet paksa gjatë menstruacioneve, që do të thotë se ju patjetër do të ndiheni në humor për seks gjatë periudhës së ciklit. Kështu që kur u pyetën nëse ndjehen të ngazëllyera gjatë menstruacioneve, (26%) thanë se bëjnë seks sa herë janë me menstruacione, një e treta (32%) u përgjigj se shpesh ndihen në qef për seks, dhe një e treta tjetër pra (34 %) thotë si i ka ndodhur të paktën njëherë të kryejnë marrëdhënie kur janë me perioda.

Jo vetëm kaq: 12% thonë se arrijnë gjithmonë orgazëm, ndërsa 41% e arrijnë atë ndonjëherë, por në një mënyrë më të kënaqshme.

“Natyrisht imagjinoj se ato janë gra që nuk kanë shumë menstruacione dhe gjithashtu që marrëdhëniet ndodhin ndoshta në ditët më pak të bollshme. Është e vështirë të lidhësh epshin me funksionin e një hormoni të vetëm, pasi ekzistojnë shumë faktorë që kanë ndikim në dëshirën e femrës” - shpjegon Roberta ROSSI, psikoterapiste dhe seksologe në Institutin Klinik të Seksologjisë, Romë.

“Menstruacioni varet nga një rënie drastike e progesteronit dhe kjo mund të shpjegojë pjesërisht rritjen e dëshirës seksuale, e cila vetëm sekondarisht mund të ndikojë në eksitimin e raportuar nga shumë gra, veçanërisht në ditën e parë të ciklit. Gjithashtu është e mundur që një faktor psikologjik të veprojë gjithashtu në eksitim dhe ai është fakti që gruaja ndihet më e lirë nga rreziku i shtatëzënësisë në këtë fazë. Por kushtojini vëmendje këtij mendimi, është në të vërtetë e rrallë por është e mundur që të mund të mbeteni shtatzënë edhe gjatë ciklit, si për shkak të mundësisë së një ovulacioni të dyfishtë, por edhe pasi të ketë mbaruar marrëdhëniet seksuale (spermatozoidi mund të mbijetojë në trupin e femrës për 3- 4 ditë). Një aspekt tjetër është ndjesia e lagësht e prodhuar nga cikli, i cili mund të kontribuojë në ndjesinë e eksitimit, duke simuluar "lubrifikimin" tipik të kësaj faze.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy