Një statujë dylli për Kamala Harris (VIDEO)

Një statujë dylli për Kamala Harris (VIDEO)

Një statujë dylli edhe për zëvendëspresidenten e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris.

Muzeu i njohur Madame Tussauds bëri të ditur të mërkurën, se Harris do të jetë zëvendëspresidentja e parë që do përjetësohet në dyll. Skulptura prej dylli do të vendoset para fundit të vitit në seksionin e zyrës ovale në Madame Tussauds Nju Jork, ku do të jetë pranë figurës së Joe Biden dhe udhëheqësve të tjerë politikë.

Sipas kompanisë, kokat prej dylli të Harris dhe Biden kanë dashur gjashtë javë që të bëhen gati. Do të duhen katër deri në gjashtë muaj të tjerë para se figurat e plota prej dylli të jenë gati.

Në video, skulptorja Vicky Grant tha, që buzëqeshja e ngrohtë e Harrisit dhe sytë e saj janë elementet që ajo e dinte se duhej t’i riprodhonte sa më saktë.

Statuja e saj do të jetë e veshur me  një fustan dhe xhaketë lejla dhe do t’i vendosen aksesorë me perla, siç ishte veshur në ditën e inagurimit. Për më tepër, stilisti që krijoi veshjen e saj, Christopher John Rogers, ka krijuar një kopje identike të veshjes së zëvendëspresidentes për statujën e saj.

Pasi u raportua lajmi se një version i Harrisit do kthehej në statujë dylli, ajo u pa e ulur për herë të parë së bashku me Nancy Pelosin, kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara pas presidentit Joe Biden gjatë një sesioni të përbashkët të Kongresit.

Shihni më poshtë skulptoren gjatë punës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy