Shfaqje uniteti kundër Putinit, NATO zyrtarizon ftesën për Suedinë dhe Finlandën

Shfaqje uniteti kundër Putinit, NATO zyrtarizon ftesën për Suedinë dhe Finlandën

NATO zyrtarizoi këtë të mërkurë ftesën e saj për Suedinë dhe Finlandën, që dy shtetet të jenë pjesë e aleancës ushtarake. Lëvizja e fundit e bllokut synon një zgjerim historik të mbrojtjes, që zvogëlon drejtpërdrejt synimet e presidentit rus Vladimir Putin ndërsa vijon lufta në Ukrainë.

NATO miratoi aplikimet e dy vendeve pasi Turqia hoqi dorë nga kundërshtitë të marten, duke hapur rrugën për zgjerimin më të rëndësishëm në dy dekada.

“Aderimi i Finlandës dhe Suedisë do t'i bëjë ato më të sigurta, NATO-n më të fortë dhe zonën euro-atlantike më të sigurt. Siguria e Finlandës dhe Suedisë ka një rëndësi të drejtpërdrejtë për Aleancën, përfshirë gjatë procesit të pranimit," thuhej në deklaratë.

Vendimi tani do të shkojë në Parlamentet e 30 vendeve anëtare për ratifikim përfundimtar. Udhëheqësit e NATO-s thanë se prisnin që procesi të ecë shpejt, duke lejuar një pranim të shpejtë të paprecedentë dhe një shfaqje uniteti kundër Putinit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy