Vendimi i Gjykatës së Lartë/ Zhabina: Lajm i mirë që, pavarësisht vendimit unifikues, masa ndaj Veliajt nuk ndryshon

Vendimi i Gjykatës së Lartë/ Zhabina: Lajm i mirë që, pavarësisht vendimit unifikues, masa ndaj Veliajt nuk ndryshon

 

Gjykata e Lartë ka rrëzuar sot rekursin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për ndryshimin e masës së sigurisë.

 

Duke komentuar vendimin në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, gazetari Xhevahir Zhabina u shpreh se ky është një lajm i rëndësishëm, pasi, sipas tij, pavarësisht vendimit unifikues të Gjykatës së Lartë të marrë rreth një muaj më parë, masa e sigurisë ndaj Veliajt nuk është ndryshuar.

 

Vendimi i sotëm ka një lajm shumë të rëndësishëm, që vendimi unifikues i Gjykatës së Lartë i marrë rreth një muaj më parë nuk ndikoi në vendimin për masën e sigurisë ndaj Erion Veliajt.

 

Kjo tregon se si vendimet e gjyqtarëve, ashtu edhe vendimi i Prokurorisë për arrestimin dhe kërkesën për ‘arrest me burg’, kanë qenë të bazuara dhe të argumentuara me prova.

 

Mendoj se është një lajm i mirë që, pavarësisht vendimit unifikues, masa e sigurisë ndaj Veliajt nuk ndryshon.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy