Rusia ia kalon Britanisë, e dyta në botë për prodhimin e armëve

Rusia ia kalon Britanisë, e dyta në botë për prodhimin e armëve

Rusia ka lënë pas Britaninë e Madhe duke u renditur e dyta në botë për kapacitetin e prodhimit të armëve. SHBA-të vijojnë të mbajnë vendin e parë, duke i lënë në hije vendet e tjera.

Sipas një studimi të kryer nga Instituti Ndërkombëtar i Stokholmit për Kërkimet mbi Paqen (SIPRI), në vitin 2017,shitjet nga 100 kompanitë prodhuese të armëve kanë arritur një total prej 398.2 miliardë dollarë.

Ky është viti i tretë me radhë që shoqërohet me rritje të shitjeve të armëve, duke shënuar një rritje prej 2.5% në krahasim me vitin 2016 dhe 44% në krahasim me vitin 2002.

Rusia ngjitet në vendin e dytë

Një nga zhvillimet kyçe të vitit të kaluar ishte ngritja e Rusisë nga vendi i tretë në vendin e dytë - një pozicion që ishte mbajtur nga Mbretëria e Bashkuar që nga viti 2002.

"Kompanitë ruse kanë shënuar rritje të ndjeshme në shitjen e armëve që nga viti 2011", shpjegoi Siemon Wezeman, një nga hulumtuesit e think tank-ut SIPRI.

"Kjo vjen në përputhje me shpenzimet e rritura të Rusisë për prokurimin e armëve për të modernizuar forcat e saj të armatosura", shtoi ai.

Në total, prodhuesit rusë shitën armë në vlerën 37.7 miliardë dollarë (32.9 miliardë euro), 9.5% në një shkallë deri në 100.

Amerika “çimenton” pozicionin në krye të listës

Shitjet e armëve nga kompanitë amerikane përbëjnë 57% të totalit prej 100 – në terma financiarë gjithsej 226.6 miliardë dollarë (198.2 miliardë euro).

"Kompanitë amerikane përfitojnë drejtpërsëdrejti nga kërkesa e tanishme e Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-ve për armë", thotë Aude Fleurant, drejtor i SIPRI-t për Armët dhe Programin e Shpenzimeve Ushtarake.

Pesë kompani amerikane u renditën në 10-shen më të mirë të vitit të kaluar; 42 të tilla në 100-she.

Lockheed Martin mbetet prodhuesi më i madh i armëve në botë, me shitje prej 44.9 miliardë dollarësh (39.3 miliardë euro). Kompania e zgjeroi diferencën mes tij dhe rivalit më të afërt, Boeing, nga 11 miliardë dollarë në 2016-n në 18 miliardë dollarë në 2017-n.

Europa

Britania e Madhe mbeti prodhuesi më i madh i armëve në Evropën Perëndimore vitin e kaluar, me shitje në vlerë 35.7 miliardë dollarë (31.2 miliardë euro). Britania është gjithashtu i vetmi vend evropian që ka një kompani - BAE Systems - në pesëshen e parë.

Njëzet e katër kompani të Evropës Perëndimore u renditën në Top 100-she. Shitjet e tyre të armëve arrijnë një total prej 94.9 miliardë dollarë (83 miliardë euro) dhe përbëjnë pothuajse një të katërtën (23.8%) e 100 kompanive kryesore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy