Edmond Haxhia thuri piramidën e vrasjes ndaj Nikulaj/ Hoxha: Jemi në kushtet e një grupi të strukturuar kriminal!

Edmond Haxhia thuri piramidën e vrasjes ndaj Nikulaj/ Hoxha: Jemi në kushtet e një grupi të strukturuar kriminal!

Edmond Haxhia, porositësi dhe organizatori i atentatit mafioz ndaj Biznesmenit Ardian Nikulaj, si edhe katër bashkëpunëtorët anglezë që kanë luajtur rolin e vëzhguesit, Thomas Mithan, Steven Hunt, Harry Simpson mbahen në paraburgim në Britaninë e Madhe, ndërsa Harriet Bridgeman, 28 vjeçe u la në arrest shtëpie.

Për juristin Arbër Hoxha, i ftuar në “FactCheck”, duke parë piramidën e vrasjes së biznesmenit, mund të thuhet se kemi të bëjmë më grup të strukturuar kriminal.

Sipas Hoxhës, me kohë Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lezhë, duhet të kishte shpallur mos kompetencën ndaj rastit.

Për mendimin tim, jemi para kushteve për në grup të strukturuar kriminal, nuk e kuptoj se pse deri tani e ka mbajtur Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe nuk ka shpallu mos kompetencën.

Nëse do të ekstradohen të gjithë edhe ata nga Anglia, patjetër që jemi në kushtet e një grupi të strukturuar , madje mund të jetë edhe për organizatë kriminale, jo vetëm grup i strukturuar kriminal , i plotëson të gjitha elementet e domosdoshëm të figurës së veprës penale, vrasje të kryer nga grupi i strukturuar kriminal, janë më shumë se tre persona, dinamika e kryerjes së kësaj vepre penale, është në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, megjithatë ngelet për tu parë.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy