Ngrirja e ushqimeve mund të zgjasë jetëgjatësinë e tyre. Ka mënyra shumë të thjeshta si t’i organizoni produktet e bulmeti dhe vezët në frigoriferin tuaj, në mënyrë që ju të keni mundësinë t’i konsumoni ato kur të dëshironi.
Gjalpi
Gjalpi i kripur qëndron në frigorifer për rreth gjashtë muaj dhe mund ta konsumoni pa problem sa herë ju duhet t’a përdorni në ushqime.
Qumësht
Produkt i cili mund të rezistojë deri në dy muaj në frigorifer.
Djathi
Djathi, produkt bulmeti i cili reziston për një kohë të gjatë nëse pritet në kube të vegjël dhe vendoset në ngrirje.
Kosi
Kosi, mund të ruhet për një kohë të gjatë duke e hedhur në një tabaka akulli dhe duke e përdorur më pas për të bërë dhallën. Shija do të jetë e njëllojtë sikur të ishte i përgatitur aty për aty.
Gjiza
Gjiza mund të jetojë për një kohë të gjatë e vendosur në ngrirje duke e ndarë në qese të vogla në mënyrë që të përdoren vetëm një herë secila prej tyre.
Vezët
Ka edhe një mënyrë të thjeshtë se si të mund t’i ruani vezët sa më gjatë që të mos prishen. Një një tabaka kubike akulli, hidhni vezët në secilën prej tyre.
Më pas lëvizini nga ena plastike dhe transferojini ato në një qese duke i lënë në ngrirje deri në momentin që i mbaroni së konsumuari.
Ruajtja e produkteve të bulmetit dhe vezëve në frigorifer, është mënyra më e mirë për t’i mbajtur ato që të mos prishen dhe të konsumohen për një kohë të gjatë.
Ndaj, nëse frigoriferi juaj është plot me këto produkte thelbësore për shumë receta, nuk keni pse shpenzoni kohën tuaj për të vrapuar për tek supermarketo më i afërt me lagjen tuaj.



