Dritat e kullës Eiffel do të fiken më herët për shkak të krizës energjetike.
Bashkia e Parisit pritet të propozojë këtë javë që monumenti, i cili është ndër më të vizituarit në botë, të errësohet një orë më herët se zakonisht.
Propozohet që errësimi i kullës të ndodhë në orën 23:45, kur largohet edhe vizitori i fundit dhe jo më në orën 01:00 të mëngjesit siç ka ndodhur historikisht.
Është një gjest shumë simbolik, pjesë e ndërgjegjësimit në rritje rreth maturisë së energjisë.
Kështu u shpreh, Jean-François Martins një nga menaxherët.



