8 masa sigurie për CFO Pharma/ Zhabina: Të hetohet nga SPAK, plotësohen kushtet për grup të strukturuar kriminal (VIDEO)

8 masa sigurie për CFO Pharma/ Zhabina: Të hetohet nga SPAK, plotësohen kushtet për grup të strukturuar kriminal (VIDEO)

Gazetari Xhevair Zhabina e cilëson si të pritshëm lëshimin e tetë masave të sigurisë për për administratorin e CFO Pharma dhe punonjës të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për “Falsifikim të dokumenteve” dhe “Fshehje e të ardhurave”.

Nga studio e MCN Live, ai deklaroi se skema ka vazhduar për gati dhjetë vite dhe se çështja duhet të hetohet nga SPAK, pasi plotësohen kushtet për grup të strukturuar kriminal.

Sipas tij, është një nga skemat që vazhdon ndër vite dhe është skemë që godet pikërisht aty ku bëhen më shumë abuzime me sistemin shëndetësor, te barnat e rimbursueshme.

Është një skemë që funksionon prej vitesh, që nga viti 2017 vazhdon e njëjta skemë, bëhet fjalë për një skemë të konsoliduar në kohë. Përfshin zyrtarë të FSDKSH, bëhet fjalë për një skemë 700 mijë euro, një shumë shumë e madhe krahasuar me fondet e shëndetësisë për barnat e rimbursueshme. 

 

Këto janë masat e para për këtë skemë shumë të madhe që përfshin depot farmaceutike, të shohim nëse do shkojmë te administratori i CFO Pharmës. Është një aksion për tu përshëndetur, pro edhe për të pyetur pse nuk ka shkuar deri në fund. Janë emra të rëndësishëm, drejtorë shumë të rëndësishëm, madje drejtori më i rëndësishëm i shëndetësisë.

 

Vlera shkon deri në 700 mijë euro me fatura fiktive, por mbetet për tu parë pasi skema është akoma më e madhe e shtrirë në kohë dhe vite, dhe dëmi në buxhetin e shtetit mund të jetë akoma më i madh. Prokuroria ka faktuar akuzat për këta persona. Është një nga skemat që vazhdon ndër vite dhe është skemë që godet pikërisht aty ku bëhen më shumë abuzime me sistemin shëndetësor, te barnat e rimbursueshme. 

 

Prokuroria e Tiranës, duhet të tregojë nëse është e aftë të shkojë përtej këtyre 6-7 personave, për të shkuar tek ata që kanë lëshuar fatura fiktive. Kemi të bëjmë me dy vepra penale falsifikim dokumentesh dhe fshehje të ardhurash. Falsifikimi i dokumenteve bëhet në bashkëpunim me zyrtarët, është e pamundur të bëhet vetëm nga depot faramceutike. Përshtypje bën që nuk kemi një akuzë të ngritur në bashkëpunim. 

 

Skemës nuk i shkohet deri në fund, është në dorë të prokurorit të çështjes Ndini Tavani për të shkuar deri te administratori i CFO Pharma. Mbetet për të parë nëse kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal. Por deri tani nuk shkohet me akuza as për bashkëpunim. 

 

CFO Pharma, është një aktor i rëndësishëm në treg dhe prokuroria e ka të fokusuar te konkurrenca për të shtënat ndaj objektit dhe mbetet për tu parë nëse do të zbardhet dhe do të faktohet akuza e Prokurorisë për shkak të konkurrencës së CFO Pharma. 

 

Është në detyrën e prokurorisë që të shkojë përtej këtyre veprave penale që dyshohet se kanë ndodhur. Që të zbardhet më mirë skema duhet të hetohet nga Prokuroria e Posaçme. Kemi zyrtarë të përfshirë, administratorë biznesesh dhe nuk shohim një akuzë bashkëpunimi, plotësohet kushti për të qenë një grup i strukturuar kriminal. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy