Kryeministri Edi Rama ka shpallur vendimin e dytë që qeveria e tij e re do ndërmarrë në 100 ditët e para.
Kreu i qeverisë ka shkruar në rrjetin social "Facebook" se tashmë, çdo institucion që kërkon certifikata të aplikantëve për dokumente, do t’i sigurojë ato vetë.
Në këtë mënyrë, qytetarët nuk kanë pse persin në radhë në gjendjen civile për certifikatat e tyre, por do të jetë institucioni përkatës që do t’i tërheqë ato.
“Guinness: Në 1vit burokracia shqiptare kërkon 4.5 milion çertifikata. Konsum skandaloz kohe lekësh nervash që do mbarojë me qeverinë e re✌️
Në çdo rast kur i duhet çertifikata e qytetarit, për të dhënë një shërbim burokracia duhet ta sigurojë vetë. Kjo do të bëhet realitet, brenda 100 ditëve të para të mandatit të ri #ShqipëriaqëDuam”, shkruan ai.



