Duke folur mbi iftarin e shtruar nga Edi Rama, pedagogu në Institutin e Studimeve Evropiane, Ermir Gjinishi, tha në emisionin “Zonë e Lirë” se ka një hipokrizi në qasjen e kryeministrit kundrejt besimtarëve.
Ai vuri në dukje se Rama u përcaktoi myslimanëve shqiptarë se kush është Islami liberal, pra shteti bektashi, dhe tashmë bën një shfaqje.
“Nuk është e gabuar ajo që bëri Rama, por e di ku gaboi? Mënyra se si bëhet. Sepse bota religjioze ka kanonet e veta. Ja po ta sjell tepërimin. Unë e ndoqa live kryeministrin. Ai mbajti një fjalim 24 minuta, dhe njerëzit duhet të dëgjonin atë dhe nuk hanin dot. Në momentin që mbaroi filloi një zhurmë lugësh dhe pirunjsh, që dukej sikur po bëhej një luftë me shpata!
Z.Rama harroi ta përmendte dhe duhet ta përmendte aty, që është njeriu i cili u ka përcaktuar myslimanëve shqiptarë se kush është Islami liberal, shteti bektashi, epo këtu ndodh përplasja. Në momentin që ti prish bashkëjetesën fetare, i ndan komunitetet fetare, dhe fillon bën këtë shfaqje tjetër, kjo është hipokrizi”.



