Lotaria Amerikane/ Rekord aplikimesh në 2017-n, shqiptarët të parët në Europë

Lotaria Amerikane/ Rekord aplikimesh në 2017-n, shqiptarët të parët në Europë

Më shumë se 22.4 milionë njerëz kanë aplikuar vitin e shkuar për lotarinë amerikane. Programi amerikan i vizave u lejon çdo vit vetëm 50 mijë njerëzve të bëhen banorë të përhershëm dhe të ligjshëm të SHBA-ve. Një analizë që Instituti Kërkimor PEW u ka bërë të dhënave të Departamentit të Shtetit tregon se numri i aplikantëve të vitit të kaluar është shumë pranë rekordit të vendosur në vitin 2016, kur 23 milionë njerëz provuan fatin për një Green Card amerikane.

Lotaria Amerikane është i vetmi program i këtij lloji në botë. Por vitin e shkuar administrata Trump dhe disa anëtarë të Kongresit kanë përmendur mundësinë e anulimit të këtij programi.

Që prej vitit 2005, më shumë se 200 milionë njerëz nga vende të ndryshme të botës kanë aplikuar në programin e njohur si Vizat Amerikane të Diversitetit, që synon diversifikimin e popullatës emigrante në SHBA.

Tetë janë vendet që kanë pasur të paktën nga 1 milion aplikues në këtë program për vitin 2016: Gana, Uzbekistani, Irani, Ukraina, Egjipti, Nepali, Etiopia dhe Sierra Leone.

Në Europë, vendin e parë për numrin e aplikuesve në raport me popullsinë e mban Shqipëria me 13%, e ndjekur nga Moldavia me 11% dhe Armenia me 9%.

Kur nisi për herë të parë në vitin 1995, europianët (përfshirë vendet e ish-Bashkimit Sovjetik) morën numrin më të madh të vizave të diversitetit (rreth 24 mijë). Gjatë vitit fiskal 2017, që mbaroi më 30 shtator, vendet afrikane morën rreth 19 mijë, ato të Europës 21 mijë dhe të Azisë rreth 8 mijë viza.    

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy