Një djalë gjashtë vjeçar, i cili ishte zhdukur për pesë ditë, tani është gjetur thellë në një pyll në Vietnam.
Dang Tien Lam, i cili jeton në provincën veriperëndimore Yen Bai, po luante në një lumë me nëntë vëllezërit e motrat e tij më 17 gusht, kur u end nëpër kodra dhe humbi, thanë raportet lokale.
Ai u gjet të mërkurën nga fermerët vendas të cilët dëgjuan të qarat e një fëmije ndërsa po pastronin një fushë kanelle afër pyllit.
Lam, i cili u gjet i ulur në shkurre rreth 6 km (3.7 mi), nga ku u zhduk, ishte dobësuar aq shumë sa nuk ishte në gjendje të qëndronte në këmbë.
"Jam shumë i lodhur, nuk mund të ngrihem, të lutem më mbaj lart," tha Lam, sipas fermerit 52-vjeçar Ly Van Nang, i cili ishte ndër ata që gjetën djalin.
Lam mbijetoi me gjethe dhe fruta të egra, si dhe duke pirë ujë të përrenjve, thanë raportet.
"[Fëmija më tha] se kur humbi, nuk mund ta gjente rrugën për në shtëpi. Dhe sa më shumë ecte, aq më shumë nuk mund të gjente një rrugëdalje," tha zoti Nang, sipas faqes lokale të lajmeve Dan Tri.
Policia tha se ishte një “mrekulli” që Lam u gjet i gjallë, duke shtuar se ai është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.
Autoritetet lokale kishin mobilizuar më shumë se 150 njerëz, duke përfshirë oficerë policie, ushtarë dhe vullnetarë lokalë në kërkim të Lamit.



