Pinderi, Valter Pinderi kryetari i Shoqatës Shqiptare të Tregtisë Elektronike, vendimin për mbylljen e rrjetit social TikTok, e sheh si penalizim për shumë të rinj të cilët kanë gjetur një mënyrë të re për të gjeneruar të ardhura online, jo vetëm për shitjet online, por edhe për të gjeneruar kontent.
Nga studio e “MCN Economy” ai tha se zakonisht të rinjtë janë ata që e kanë përdorur dhe kanë krijuar më shumë avantazhe në TikTok dhe se bizneset e mëdha mbase nuk e kuptojnë akoma se si të përdorin TikTok, por se të gjitha bizneset po mundohen të gjejnë forma për të përdorur TikTok.

Kemi mbi 4 mijë individë ose biznese që operojnë online, janë 4 mijë biznese që çdo ditë dërgojnë një pako. Është diku te 370 mijë euro xhiro e një viti, e bizneseve online.
Të gjitha këto biznese përdorin rrjetet sociale, por ne si shoqatë kemi dy vite që përpiqemi me shtetin shqiptar që të bëjmë një plan aksioni. Por po vonon.
Ky vendim vjen për dy javë, pa asnjë konsultë, pa asnjë analizë. Ne nuk jemi pyetur fare dhe ne jemi entiteti kryesor i këtij biznesi në Shqipëri.
Nuk mendoj se janë pyetur as prindërit dhe zgjidhja nuk është mbyllja e një platforme, se direkt fëmijët kalojnë në një platformë tjetër dhe do e gjejnë veten në një platformë tjetër.
Ka shumë zgjidhje dhe probleme me të cilat duhet të merremi. Një nga problemet kryesore që ne kemi është informaliteti dhe çdo hap që do ndihmonte në këtë drejtim do ishte e mirëpritur.
Por nuk mendoj se është lufta ndaj informalitetit pas kësaj se do ishte një punë shumë e gjatë pas. Shumica e këtyre 4 mijë bizneseve kanë një lloj informaliteti brenda operimit të biznesit të tyre të përditshëm.
Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit nuk e zgjidh dot se ka vetëm katër persona që merren. TikTok ka më shumë mënyra dhe rregulla për të menaxhuar problemin se sa kemi ne në shtetin shqiptar.
Në Shqipëri nuk dihet se ku të ankohesh dhe të drejtosh ankesat. TikTok është një platformë e re ku të rinjtë drejtojnë ankesat.
Shumica e taksave shkojnë në shtet, se online është shumë më transparent se sa dikush që shet në mes të rrugës.
Mund të shihet çdo aktivitet i çdo faqe që shet online, por entitetet në Shqipëri kanë një mungesë regjistrimi me njeri tjetrin.
Se tatimet kur shikojnë që nuk është i regjistruar një subjekt, nuk merren me të, kur në fakt duhet të jetë e kundërta.
Probleme dhe zgjidhje ka shumë që duhen diskutuar, por në një zgjidhje kaq emergjente dhe e shpejtë si mbyllja e TikTok ka diçka që nuk shkon.
Se është për një zgjidhje që nuk zgjidh asgjë dhe për probleme që nuk po trajtohen fare. Të gjitha bizneset e vuajnë informalitetin.
Dy elementë spikasin në informalitetin në Shqipëri, sulme të menjëhershme dhe futen në burg.
Një njeri që futet në burg për të punuar, do tentojë të korruptojë dikë të dalë nga burgu.
Duhet të ketë një strategji afatgjatë dhe të qëndrueshme për zgjidhjen e informalitetit dhe jo sulme.
Nga ana e institucioneve shtetërore ka një dëshirë për të zgjidhur këtë problem, por jo në afatgjatë.
Shpenzimi në rrjetet sociale është shumë i madh dhe nuk njihet nga shteti shqiptar.
I kërkojmë qeverisë të na njohë shpenzimin e marketingut në TikTok, por nuk e bën.
Nga 1 deri në 10 mijë euro mund të fitojnë të rinjtë nga videot në TikTok.



