Afërisht 2 milionë njerëz kanë marrë dozën e parë të vaksinës së koronavirusit javën e kaluar në Angli sipas të dhënave të publikuara nga qeveria.
Ndërkohë deri të martën raportohet se 4.61 milionë njerëz ishin vaksinuar në total në Angli. Qeveria ka si synim të vaksinojë fillimisht të gjithë personat që janë 70 vjeç e lartë dhe personat që janë në vijën e parë të kontaktit me COVID, siç janë mjekët. Ky objektiv deri në mesin e shkurtit.
Ndërkohë në Angli pritet janë hapur 65 qendra të reja vaksinimi ku përfshihet një xhami në Birmingham dhe një kinema në Aylesbury.
I gjithë ky nxitim vjen kur vetëm një ditë më parë u raportua se Mbretëria e Bashkuar regjistroi rekord viktimash. Të markurën humbën jetën 1.820 persona, duke e çuar numrin total të atyre që kanë ndërruar jetë në 93.290.



