Italia bëhet gati për funeralin e Berlusconit, ceremonia në Piazza Duomo

Italia bëhet gati për funeralin e Berlusconit, ceremonia në Piazza Duomo

Kapaciteti në Katedralen e Milanos për funeralin e Silvio Berlusconit do të jetë rreth dy mijë njerëz. Ceremonia me protokoll shtetëror është parashikuar për nesër në orën15:00, ndërsa autoritetet kanë kryer inspektimet e nevojshme në Duomo. Familja e ish-kryeministrit do të jetë e ulur në të djathtë të hyrjes qendrore, ndërsa autoritetet në të majtë. Për arsye sigurie, ende nuk janë bërë të ditur emrat e krerëve të huaj të shteteve që do të marrin pjesë. Ceremonia do të mund të ndiqet nga sheshi nëpërmjet dy ekraneve gjigante që po vendosen në Piazza Duomo për funeralin. Ende nuk dihet se cili do të jetë kapaciteti i sheshit, edhe nëse Bashkia ka propozuar një limit prej 20 mijë personash si në rastin e koncerteve. Piazza Duomo do të rrethohet nga ora 10 e mëngjesit. Arkivoli i Silvio Berlusconit do të pushojë në oborrin e kishës së katedrales përpara se të hyjë. Hyrja e autoriteteve pritet mes orës 14:30 dhe 15:00.
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy