Në Francë hapet hetim për përgjimin e gazetarëve

Në Francë hapet hetim për përgjimin e gazetarëve

Franca ka hapur hetimet për rastin “Pegasus”, që ka të bëjë me spiunimin e gazetarëve. Hetimi nga prokuroria e Parisit u hap pas një investigimi për çështjen Pegasus të dielën e kaluar nga një konsorcium i mediave ndërkombëtare, përfshirë gazetën Le Monde.

Padia është depozituar në Prokurorinë e Parisit nga faqja në internet Mediapart, platforma investigative, gazetarët e të cilës (Edwy Plenel dhe Lénaig Bredoux) dyshohet se janë përgjuar nga shërbimet sekrete marokene.

Kjo pritet të pasohet nga një denoncim i ngjashëm nga e përjavshmja Le Canard Enchaîné, në mbrojtje të ish-bashkëpunëtorit Dominique Simmonnot. Hetimi ka të bëjë me, ndër të tjera, shkelje në lidhje sistem kompjuterik, përfshirë ndërhyrjen, nxjerrjen dhe transmetimin e të dhënave. Hetimi iu besua Zyrës Qendrore për Luftimin e Krimit në lidhje me Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy