Pedagogu Emilio Çika i ftuar në MCN Live ka komentuar për votën e diasporës ku deri tani numërohen rreth 48 mijë aplikime për të cilën u shpreh se politika shqiptare është investuar në këtë proces.
Ai tha se Partia Socialiste ka zhvilluar shumë takime me diasporën duke synuar pikërisht këtë votë, ndërsa theksoi se shumë emigrantë nga vendet fqinje mund të vijnë dhe të votojnë fizikisht.
Sipas tij është një votë që përballet për herë të parë, ajo shkon në bazë të ofertës së partive, mundësisë që kanë partitë, prandaj mendoj se do të ndahet mes PD dhe PS
Është një proces kontrollues si në shtresën politike dhe administrative të shtetit shqiptar dhe me rëndësi mbetet se si do lexohet vota. Standardi është një çështje administrative është i rëndësishëm sepse tregon procesin demokratizues të një vendi, standardet që duhet të plotësojmë.
Në vazhdimësi sigurisht që politika shqiptare është investuar në atë që është vota e diasporës sipas kaheve politike, PS ka ndërmarrë një vrull takimesh dhe kryeministri shqiptar ka kryer disa takime dhe është një proces normal.
E dyta strukturat që po ndërtojnë PS dhe partitë e tjera është normale duke qenë vetëm pak muaj larg zgjedhjeve dhe në veçanti për tu regjistruar dhe për të punuar për tërheqjen e këtij elektorati për të ndikuar te vota e diasporës sepse në fund të fundit kjo kërkon angazhimin në diasporë dhe partitë e mëdha janë të angazhuara më shumë në këtë aspekt.
Më tej ai theksoi se ajo që duhet parë është numri dhe trendi i regjistrimeve se si do shkojnë në ditët në vijim dhe është një proces që po administrohet nga KQZ.
Për qarqe të vogla ndonjëherë është dhe më e rëndësishme regjistrimi sepse janë shumica e qytetarëve të larguar.
Edhe pse një pjesë e mirë e emigrantëve në Itali dhe Greqi gjejnë mundësinë për të ardhur dhe për të votuar fizikisht.
Është një votë që përballet për herë të parë, në aspektin teorik kjo lidhet dhe me ofertën që japin partitë dhe fuqia që ato kanë. Edhe vota e diasporës ashtu si dhe vota brenda Shqipërisë shkon në bazë të ofertës së partive, mundësisë që kanë partitë.
Mendoj se partitë kryesore të vendit do jenë ato që do marrin numrin më të madh të kësaj vote, pra do ndahet mes PD dhe PS.



