
Finlanda po shihet si modeli më i mirë në Europë për të luftuar mungesën e strehimit. Në 20 vjet, falë politikave të saj sociale numri i të pastrehëve u reduktua nga 18 mijë në 7 mijë.
Qeveritë e shteteve europiane po luftojnë për të përballuar rritjen e mungesës së strehimit, përveç një shteti. Bëhet fjalë për Finlandën, e cila duket se në një farë mënyrë e ka zgjidhur problemin, edhe pse ka ende të pastrehë në rrugë.
Bazuar në statisikat zyrtare, në vitin 1987 numëroheshin mbi 18 mijë të pastrehë në finlandë, numër i cili është reduktuar në 7 mijë në vitin 2016 falë politikave sociale. Madje edhe pjesa më e madhe e 7 mijë personave që cilësoheshi të pastrehë nuk flinin më në rrugë, por tek të afërmit apo miqtë.
Por si ka ndodhur kjo? Së pari, duke ndjekur një rrugë tjetër nga shtetet e tjera, të cilat fillimisht tentonin të gjenin shkakun përse këta persona kishin përfunduar të pastrehë, më pas u jepnin mundësinë atyre të gjenin një shtëpi.
Ndërkohë qeveria finlandeze preferoi që së pari tu ofrojë këtyre personave një strehë, pasi në optikën e saj, nëse ata kanë një cati mbi kokë, përmirësimi i jetës dhe zgjidhja e problemeve vijnë zinxhir.
Së dyti, shteti finlandez ka shtuar numrin e shtëpive reservë të strehimit, duke gjykuar se nëse këta të pastrehë qëndronin në një numër të lartë brenda një ambienti do të kishin probleme shëndetësore, sociale, ekonomike, madje edhe probleme psikologjike.
Të gjitha këto vlerësoheshin me një kosto të lartë financiare rreth 15 mijë euro, gati gati të bararabartë me sigurimin e një strehe.
Kjo ka bërë që politikat qeveritare të orienton në zgjidhjen e dytë për të shmangur kështu edhe probleme të tjera në të cilat rrezikoheshin të përfshiheshin të pastrehët, duke u siguruar atyre strehim, për të cilat palët kanë patur një dakordësi.
Praktika e këtyre politikave nisi 10 vite më parë dhe sot, pavarësisht ndryshimeve politike në vend, ato nuk janë prekur.



