Për 11 ditë u shuan 163 vatra zjarri, Peleshi: Rastet aktive pa rrezik për banesat!

Për 11 ditë u shuan 163 vatra zjarri, Peleshi: Rastet aktive pa rrezik për banesat!

Disa vatra zjarri në vendin tonë vijojnë ende të jenë aktive, ndërsa Ministria e Mbrojtjes njofton se janë shuar 163 vatra gjatë 11 ditëve të fundit. Në një postim në Facebook, ministri Niko Peleshi bën të ditur se Forcat e Armatosura dhe strukturat e tjera të Mbrojtjes Civile janë duke punuar nga toka e ajri për neutralizimin e vatrave të cilat mbeten ende aktive.

May be an image of standing and outdoors

Sipas tij, lufta me zjarret vijon në Karaburun, Rips (Vlorë), Gadurove-Selite (Mallakastër), Thirë (Lezhë), Margegaj, Theth (Tropojë) dhe Vërmosh (Malësi e Madhe).

Vazhdon lufta me flakët – Në këto momente Forcat e Armatosura dhe strukturat e tjera të Mbrojtjes civile, nën koordinimin e AKMC janë duke punuar nga toka e ajri për izolimin dhe neutralizimin e flakëve në Karaburun, Rips (Vlorë), Gadurove-Selite (Mallakastër), Thirë (Lezhë), Margegaj, Theth (Tropojë), Vërmosh (Malësi e Madhe). Në të gjithë territorin në këtë moment nuk ka kërcënime në jetë dhe në banesa”, shkruan Peleshi.

May be an image of tree and nature

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy