Mashtrimet me Call Center/ “Infinite” në treg prej tre vitesh. SPAK heton dekonspirimin e informacionit dhe pasurinë e të dyshuarve

Mashtrimet me Call Center/ “Infinite” në treg prej tre vitesh. SPAK heton dekonspirimin e informacionit dhe pasurinë e të dyshuarve

Vijojnë hetimet e SPAK-ut për skemën kriminale të mashtrimit përmes Call Center-it, ku janë arrestuar 8 persona dhe janë në kërkim tre vëllezërit Prekaj. Në një raportim për Mcn Live gazetari Arsen Rusta bën me dije se aktiviteti i kompanisë “Infinite” me administrator David Prendin, rezulton që e ka shtrirë aktivitetin e tij në Shqipëri që prej prillit 2023. Pritet që në sitë të kalojnë asetet e të dyshuarve dhe të kemi hetim pasuror. 

 

“Ka rezultuar nga verifikimet e bëra nga SPAK se aktiviteti shtrihet në Shqipëri që nga 7 prilli 2023, duke u regjistruar në qkb me seli 4ever Green Tower, siç njihet kulla pranë Kishës Ortodokse, me kapital fillestar 1,4 milionë lekë. Një kërkesë u është drejtuar dje bankave të nivelit të dytë, t’ju bllokohet në mënyrë provizore çdo llogari bankare. Vijon hetimi nëse pati një dekonspirim nga palët e përfshira në hetim. Në të dyja kullat, kompania Infinte me administrator David Prendi, rezulton se ushtronte aktivitetin me qira, por nuk përjashtohen asete që ata mund të kenë apo përdorja e emrave të tjerë për të fshehur origjinën e parave, do të kalojnë në sitën e hetimeve jo vetëm penale, por edhe pasurore”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy