Mbi 100 pasagjerë të vdekur nga rrëzimi i avionit pranë Havanës (VIDEO)

Mbi 100 pasagjerë të vdekur nga rrëzimi i avionit pranë Havanës (VIDEO)

Më shumë se 100 persona kanë humbur jetën pasi një avion Boeing 737 u rrëzua dhe më pas shpërtheu në flakë, pranë aeroportit ndërkombëtar "Jose Marti" në Havana të Kubës.

Mediat vendase thonë se tre persona kanë mbijetuar, por ata janë në gjendje të rëndë shëndetësorte.

Avioni u rrëzua në një fushë pak pasi u ngrit nga aeroporti dhe kishte në bord 104 pasagjerë dhe 9 ekuipazh, raporton BBC duke iu referuar gazetës kubane "Granma".

Presidenti i Kubës Miguel Diaz-Canel, i cili është në vendngjarje, tha se duket se ka një "numër të madh" viktimash.

"Ka pasur një aksident. Lajmi nuk është shumë premtues, duket se ka një numër të madh viktimash", citohet të ketë thënë Diaz-Canel.

Shërbimet emergjente të fotografuara me ambulanca në vendin e aksidentit

Avioni ishte marrë me qira nga kompania shtetërore "Cubana", e cila ka nxjerrë jashtë përdorimit disa nga avionët e saj muajt e fundit, për shkak të problemeve mekanike.

TV shtetëror tha se ishte një fluturim i brendshëm nga kryeqyteti kuban në qytetin e Holguinit, në lindje të ishullit.

Imazhet treguan një shtëllung të trashë tymi duke u ngritur mbi fushën ku avioni u rrëzua, ndërsa menjëherë në vendin e ngjarjes mbërritën ekipet e zjarrfikëseve dhe ambulancat.

Radio Havana Kuba tha në Twitter se avioni ra në "autostradën" midis Boyeros dhe Havanë, pranë aeroportit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy