Ish-kancelari gjerman Gerhard Schröder ndodhet në Moskë për të takuar presidentin rus Vladimir Putin, si pjesë e një përpjekjeje ndërmjetësimi për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë, thanë burime të njohura me këtë çështje për POLITICO.
Schröder ka qenë në qendër të kritikave brenda dhe jashtë vendit, pasi refuzoi të shkëpuste lidhjet e ngushta me Moskën pas pushtimit të Ukrainës nga Putin. Madje një pjesë e stafit të zyrës së tij u largua javën e kaluar pasi ai këmbënguli të mbante rolet e tij drejtuese në gjigantët e energjisë Rosneft dhe Gazprom të lidhur me Kremlinin.
Schröder, është një politikan socialdemokrat që shërbeu si kancelar i Gjermanisë nga 1998 deri në 2005. Që atëherë ai ka gëzuar një karrierë fitimprurëse biznesi falë roleve të tij në energjinë ruse.



