SHBA ‘kërcënoi’ me ndalimin për armë, Netanyahu: Nëse do të na duhet, qëndrojmë vetëm

SHBA ‘kërcënoi’ me ndalimin për armë, Netanyahu: Nëse do të na duhet, qëndrojmë vetëm

Kryeministri izzraelit, Benjamin Netanyahu thotë se Izraeli mund të “qëndrojë i vetëm” pasi SHBA paralajmëroi se mund të ndalojë dërgesat e armëve nëse nis një pushtim të plotë të Rafahut në Gaza.

Nëse do të na duhet… do të qëndrojmë vetëm. Unë kam thënë se nëse është e nevojshme do të luftojmë me thonjtë,” tha ai.

Presidenti i SHBA Joe Biden tha se ai do të ndalonte disa armë, duke përfshirë predha artilerie nëse Rafah pushtohej. Shtetet e Bashkuara kanë ndaluar tashmë një dërgesë bombash nga frika e vdekjes së civilëve.

Megjithatë, Netanyahu të enjten kujtoi luftën e vitit 1948 për të hedhur poshtë paralajmërimet nga SHBA, aleati më i ngushtë i Izraelit.

Në Luftën e Pavarësisë 76 vjet më parë, ne ishim të paktët kundër të shumtëve. Ne nuk kishim armë. Kishte një embargo armësh ndaj Izraelit, por me forcë të madhe shpirti, heroizëm dhe unitet mes nesh ne ishin fitimtarë. Dhe me atë forcë shpirti, me ndihmën e Zotit, së bashku do të jemi fitimtarë.”, u shpreh Netanyahu.

Yoav Gallant, ministri i mbrojtjes i Netanyahut, tha se “armiqtë e Izraelit, si dhe … miqtë më të mirë” duhet të kuptojnë se vendi i tij “nuk mund të nënshtrohet. Ne do të qëndrojmë të fortë, do t’i arrijmë qëllimet tona”.

Komentet erdhën disa orë pasi OKB-ja tha se më shumë se 80,000 njerëz ishin larguar nga Rafah që nga e hëna në mes të bombardimeve të vazhdueshme dhe ndërsa tanket izraelite grumbulloheshin pranë zonave të ndërtuara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy