Grupi hetimor që po merret me masakrën e dyfishtë në Sukth, ka shoqëruar 18 persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Janë sekuestruar mbi 30 gëzhoja dhe 7 mijë euro, ndërsa po përcaktohen lëvizjet e fundit të viktimave. Rezulon se vrasës me pagesë realizuan me perfeksion këto eleminime që duket se në qendër kanë trafikun e drogës.



