Sekretari për sigurinë në Partinë e Lirisë, Faik Basha, paralajmëroi se qytetarët do të përgjigjen shumë shpejt dhe në mënyrë demokratike në lidhje me arrestimin e Ilir Metës.
Duke folur në Mcn Live Basha tha që kemi të bëjmë me një uzurpim të institucioneve të drejtësisë nga PS dhe Rama. Ndër të tjera Basha mund të jetë tentuar deri eliminimi fizik i Ilir Metës.
“Ka qenë një ditë intensive, e djeshmja, e sotmja. Është shumë e nevojshme që qytetarët të kuptojnë çfarë ka ndodhur me deformimin e institucioneve shqiptare, me përpjekjen e shqiptarëve për të krijuar mundësi që drejtësia të funksionojë, të jetë e pavarur. Me reagimet e fundit, dhe ngjarjet mëparshme, ne kemi kuptuar që drejtësia s’po funksionon. Liderët e opozitës s’po sulmojnë drejtësinë, ky është koncept i gabuar, pasi ata e kanë pasur të qartë që kemi pasur të bëjmë me anti-drejtësi dhe mekanizma nga strukturat e PS për ta kapur këtë drejtësi. Tani jemi para faktit që drejtësia, institucionet e pavarura, janë tërësisht të kapura dhe kryejnë detyrën në funksion të një partie dhe një lideri të vetë, që është autoritar, Rama. Kryesia e partisë mbrëmë është mbledhur dhe e ka bërë të qartë që kemi të bëjmë veprime terroriste të institucioneve shqiptare, që kërkojnë të uzurpjnë opozitën. Z.Meta e ka treguar edhe në 2 mars se si qëndron mbështetja e tij, kur sheshet s’i mbanin qytetarët, dhe kishin atë numër qytetarët që jeni në dijeni. Se çfarë do vendoset, strukturat e PL do jenë në kontakt dhe do bëjnë me dije. Ne nuk do mblidhemi për të shpëtuar Metën, nga drejtësia apo padrejtësia, por mbështetja qytetare ka ardhur, komunikimet kanë qenë të jashtëzakonshme, qytetarët janë të irrituar dhe ne jemi përpjekur të ruajmë qetësinë që mos eksalojë situata në precedentë të rrezikshme. Qytetarët do të përgjigjen në mënyrën e tyre, shume shpejt dhe në mënyrë demokratike. Është e rrezikshme të lejojmë Ramën të shkatërrojë opozitën. Rama kur tenton të çmontojë politikanë të vjetër me eksperiencë...Nëse do pretendojmë që Rama do na krijojë hapësirë të bëjmë opozitë është e rrezikshme”.
Basha tha se Meta do ta drejtojë PL-në nga burgu, dhe partia është në funksionalitet të plotë.
“Drejtimi nga burgu motivon të gjithë qytetarët, PL-në, popullin opozitar, pasi ne jemi të përgatitur për luftën me regjimin”.



