Eksperti i sigurisë, Faik Basha, “zbarkimin” e SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit në Elbasan, e sheh si demonstrim prezence për procesin zgjedhor.
Nga studio e “MCN Live”, ai deklaroi se situata në Elbasan është mjaft e nxehtë bazuar në historikun zgjedhor dhe për të treguar se çdo gjë do të jetë e monitoruar, është menduar që të bëhet ky demonstrim nga ky qytet.

“Sherifi” duhet të jetë prezent në gjithë Shqipërinë, vendi ka nevojë për një “sherif” që të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe gjithë palët pjesëmarrëse por edhe vëzhguesit ndërkombëtarë.
Nuk janë në lojë vetëm fatet politike, por luhet për të ardhmen e Shqipërisë.
Shqipëria ka pasur gjithmonë problem me zgjedhjet, pasi në të gjitha vitet në Shqipëri janë kontestuar zgjedhjet, janë bërë pis, janë përgjakur.
Në Elbasan mendoj se është një demonstrim prezence ku të gjitha strukturat hetuese, SPAK, BKH, Prokuroria e Përgjithshme kanë marrë një plan masash, ku në bazë të të dhënave që kanë pasur, janë bërë një përzgjedhje të dhënash dhe imazhi për të treguar se çdo gjë do të jetë e monitoruar, nuk mund të fillonte përveçse në Elbasan, aty ku ka pasur edhe një vrasje gjatë procesit zgjedhor.
Situata atje është mjaft e nxehtë në historikun zgjedhor dhe për të treguar se çdo gjë do të jetë e monitoruar, është menduar që të bëhet ky demonstrim nga ky qytet.
Deri më tani situata ka qenë mjaft e monitoruar dhe e qetë, kjo edhe prej klimës politike por edhe prej monitorimit të rreptë që i kanë bërë institucionet procesit zgjedhor.
Lidhur me 2021 kur ka patur problem konkret në qytetin e Elbasanit ku një qytetar mbeti i vrarë, strukturat ligjzbatuese veprojnë në bazë të historisë, por edhe informacionet e marra.
Deri tani nuk ka veprime konkrete ku mund të ketë të ndaluar. Aktiviteti i gjurmimit, hetimit dhe avancimit të hetimit do vazhdojë, prokuroria do e vazhdojë punën.
Se mbajtja e sigurisë, ndjekja e aktiviteteve kriminale nuk duhet të ndërpritet dhe parandalimi i ngjarjeve të rënda duhet të vazhdojë.



