
Sipas raportit të fundit të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin më shumë se 7.1 milionë njerëz janë të zhvendosur brenda vendit në Ukrainë, pasi janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.
Raportohet një rritje prej 10% të numrit të personave të zhvendosur brenda vendit që nga sondazhi i parë i IOM-it më 16 mars.
Korridoret humanitare nevojiten për të lejuar evakuimin e sigurt të civilëve dhe për të siguruar transportin dhe shpërndarjen e sigurt të ndihmave humanitare shumë të nevojshme për të ndihmuar me shpejtësi të zhvendosurit brenda vendit.
Sipas sondazhit më shumë se 50% e familjeve të zhvendosura kanë fëmijë, 57% përfshijnë anëtarë të moshuar dhe 30% kanë njerëz me sëmundje kronike, sipas sondazhit.
IOM tha se më më shumë se një e treta e familjeve të zhvendosura treguan se nuk kanë pasur të ardhura muajin e fundit, tha IOM.
Ndërkohë më shumë se 4.2 milionë refugjatë që janë larguar nga Ukraina për në vendet fqinje, sipas Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, gjithsej të paktën 11.3 milionë njerëz janë zhvendosur që nga fillimi i pushtimit rus në fund të shkurtit.



