"Keni 40 mijë euro borxh për kokë, mendohuni mirë", ideja e zgjuar për të ndërgjegjësuar votuesit në Itali

"Keni 40 mijë euro borxh për kokë, mendohuni mirë", ideja e zgjuar për të ndërgjegjësuar votuesit në Itali

Ndërsa zgjedhjet parlamentare po afrojnë, votuesit italianë janë të mirëinformuar në lidhje me borxhin publik përmes iniciativës së një grupi ekspertësh. Në stacionet e trenit në Milano dhe Romë, në ekranet gjigante shfaqen të përditësuara të dhënat e borxhit publik.

Ndërsa premtimet elektorale janë në kulmin e tyre, shifrat janë aty për t’u kujtuar votuesve rëndësinë që ka borxhi publik për sistemin ekonomik të një vendi.

Iniciativa e lançuar nga Instituti Bruno Leoni ka për qëllim t’u kujtojë udhëtarëve votues se çdo premtim elektoral është borxh.

“Që nga nisja jote, borxhi publik është rritur me… Mbi 2 000 miliardë që i paguan edhe ti. Mendohu mirë. Çdo premtim është borxh”, dëgjohet në sfond, ndërsa shifrat përditësohen çdo tre skonda në bazë të të dhënave nga Banka e Italisë.

Instituti Bruno Leoni është një grup ekspertësh (think tank) me qendër në Torino dhe Milano. Qëllimi kryesor i krijimit të këtij grupi është përhapja e ideve për tregun e lirë.    / Përgatiti: Gazmira Sokoli / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy