Vlorë, në pranga 5 grabitësit që u prezantuan si policë

Vlorë, në pranga 5 grabitësit që u prezantuan si policë

Një ngjarje e ndodhur dy ditë më parë në Selenicë të Vlorës është zbardhur. Pesë persona janë vënë në pranga, për ngjarjen e ndodhur në fshatin Kropisht, Selenicë, ku të maskuar dhe të armatosur, duke u prezantuar si punonjës policie, kanë tentuar të vjedhin nën kërcënimin e armëve në një  banesë.

Alfred Shametaj, 31 vjeç, Lulzim Elmazaj, 29 vjeç, Endrit Sinaj, 26 vjeç, Enerik Meçaj, 34 vjeç, banues në Selenicë dhe Ervin Dhima, 39 vjeç, banues në Vlorë.

Në cilësinë e provës materiale Policia ka sekuestruar dy automjete, automjetin e markës “Benz” me të cilin u larguan autorët dhe automjetin e markës “Nissan” me të cilin udhëtonte shtetasi A. Sh. në momentin e kapjes nga policia, tre aparate celularë dhe prova të tjera materiale.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhje me armë” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy