Replikat për “Belerin”/ Xhaçka-homologut grek: Është çështje e drejtësisë

Replikat për “Belerin”/ Xhaçka-homologut grek: Është çështje e drejtësisë

Çështja “Beleri” vijon të jetë në qendër të vëmendjes, përsa i përket marrëshënies Shqipëi-Greqi. Mes dy vendeve kanë vijuar replikat në distancë, ku Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, në një reagim në rrjetet sociale, thotë se çështja ndaj Fredi Belerit i takon drejtësisë shqiptare dhe nuk ka vullnet politik që e nxjerr nga burgu.

Ajo thekson se ndalimi i betimit i Fredi Belerit si kryetar i zgjedhur i Bashkisë së Himarës i përket drejtësisë së Shqipërisë, dhe nuk është çështje as e qeverisë shqiptare dhe as e asaj greke.

“Nuk ka mundësi që miqtë & fqinjët tanë grek të jenë të vetmit që kanë të drejtë,kur këmbëngulin në një kërkesë të rrëzuar nga gjykatat shqiptare dhe të qartë për miqtë e partnerët e tjerë, të cilët thonë se kjo është një çështje e drejtësisë shqiptare! Organet e reja të drejtësisë shqiptare kanë folur qartë me vendimet e tyre dhe qeveria shqiptare ka folur qartë po ashtu:Çështja e betimit të kryebashkiakut të ndaluar nga drejtësia është një çështje e drejtësisë. Jo e qeverisë shqiptare. As e qeverisë greke. Homologut tim grek për të cilin kam shumë respekt, i kam thënë se për këtë çështje nuk duhet të niset nga ligji grek por nga ligji shqiptar. Dhe sipas ligjit shqiptar, s’ka vullnet politik që e nxjerr zotin Beleri nga burgu apo që fut noter në burg që ai të bëj betimin si kryebashkiak. Me keqardhje po kjo është kështu dhe vetëm kështu”, shkruan ministrja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy