Rrapaj: Krizë parash, mëkat i madh të mos u përgjigjesh iniciativës së fermerëve! (VIDEO)

Rrapaj: Krizë parash, mëkat i madh të mos u përgjigjesh iniciativës së fermerëve! (VIDEO)

Kreu i Këshillit të Agrobiznesit Agim Rrapaj duke folur në MCN Live e konsideroi një mëkat të madh të mos i përgjigjesh me financime iniciativës së fermerëve në kohë krize. Rrapaj theksoi se momentalisht kemi një krizë parash nga të gjithë grupet e fermerëve.

Fermerët nuk do heqin dorë nga veprimtaria e tyre në mënyrë demonstrative. Këshilli I Agrobiznesit alarmin për mungesën e fondeve në bujqësi që në fillim e ka ngritur. Ndryshimi I paketës fiskale uli ndjeshëm fondet në bujqësi. Rimbursimi 20 për qind ishte një nga mënyrat më të mira. Kur u fut TVSH-ja 20 për qind arriti të kalonim në 42 mijë fermerë për rimbursim. Në aplikimet për skemën kombëtare kemi një numër 2-3 të madh fermerësh se sa ata përfitojnë. Ishin 29 milionë euro, dhe kërkesat ishin 72 milionë euro. Sektori privat ka kërkesa dhe etje për financim. Të mos i përgjigjesh iniciativës së fermerëve në kohë krize është mëkat i madh. Sot kërkesat janë 3 herë më shumë nga fondet e vëna në dispozicion. Fermerët janë të mobilizuar, duan të punojnë. Tani kemi krize parash, ende s’ka ardhur krizë prodhimi. Krizë parash kemi te fermerët që prodhojnë për vete, te grupi i dytë i fermerëve që nuk i nxjerrin produktet në treg, dhe te grupi i tretë që janë të konsoliduar”.

Rrapaj theksoi se ka një braktisje masive në blegtori, si dhe braktisje të aktivitetit prodhues në sera.

Kemi një braktisje masive të krerëve në blegtori. Në tre vitet e fundit është bërë më e ndjeshme. Kemi braktisje të aktivitetit prodhues në sera, shumë nga fermerët dhe të rinjtë janë larguar nga fshati dhe zonat rurale. Kostoja ka bërë që disa nga fermerët t’i lënë pa mbjellje. Braktisja do ndodhi nëse nuk injektojmë financim. Kjo është plaga, injektimi i financimit. Nëse do të bëhet kur ata s’do kenë nevojë do jetë e panevojshme, mungesë efiçence”.

Lidhur me takimin e fundit të kryeministrit Edi Rama, Rrapaj tha:

Dëshira e madhe e sindikatës për të gjetur zgjidhje nuk gjeti atë pritshmëri. Nuk bë takimi dhe isha i sigurt që s’do të bëhej, dhe një nga arsyet është se ata jo se nuk i dinë problemet e bujqësisë, por nuk duan t’i bëjnë. Donatorët dhe ndërkombëtarët janë një ilaç efiçent”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy